Zbulohet koleksioni: Shqiptarët e Edith Durham në 450 foto

Elton Tafaruci

Koleksioni fotografik i Edith Durham, vjen për herë të parë në Tiranë. Sot në mbrëmje, zbulohen për publikun në Muzeun Historik Kombëtar, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Albanologu Robert Elsie, pas lejes nga Instituti Mbretëror Antropologjik, ka arritur t’ju japë shqiptarëve nga tri trojet, jetën në vitet 1903 – 1913

Në pranverën ose verën e vitit 1900, para udhëtimit të saj të parë në Ballkan në gusht të atij viti, Edith Durham bleu një aparat të vogël fotografik të markës Kodak Brownie. Me sa duket, atë aparat e ka marrë me vete në të gjitha udhëtimet e saj në Ballkan.

Ky është rrëfimi që vjen nga albanologu Robert Elsie, kur na njeh me një koleksion të pasur fotografik të saj, të bëra në trojet shqiptare të panjohura më parë, ndonëse deri tani ka një material të pasur të trashëguar nga zonja britanike, edhe në shqip, që lidhen me udhëtimin në veriun e Shqipërisë.

Elsie na bën të njohur se disponon 450 fotografi të Edith Durham nga Ballkani, që ruhen në Institutin Mbretëror Antropologjik në Londër, në Muzeun Britanik në Londër, dhe në Muzeun Pitt Rivers në Oksford.

Këto foto prezantohen për herë të parë sonte në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Elsie shpjegon se ky koleksion “lëviz” dhe paraqitet me leje të Institutit Mbretëror Antropologjik, anëtare e së cilës ishte miss Durham. Albanologu vjen në këtë tur paraqitjeje pas ekspozimit javën e kaluar në Prishtinë.

Me këtë rast, koleksioni i publikuar së pari në websitin e Elsies shoqërohet me një jetëshkrim se si këto arritën të realizoheshin nga Edith Durham, dhe konservimi i tyre deri në ditët e sotme.

 

Durham1

 

Durham2

 

Durham4

Durham5

 

 

Durham6

 

Durham7

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *