Zbulohet koloni milingonash kanibale në një bunker atomik në Poloni

Nela

Shkencetarët kanë zbuluar së fundmi një koloni unike milingonash kanibale që mbijetuan në një bunker armësh atomike në Poloni vetëm duke u ushqyer me kufomat e milingonave të tjera të ngordhura.

Streha bazë ishte ndërtuar në një tub vertikal ventilimi në rrugëtimin e të cilit shumë milingona ngordhnin.

Ekipi i kërkuesve me në krye profesorin Wojciech Czechowski nga Akademia Polake e Shkencave gjeti se kolonia ishte shumuar në të njëjtën përmasë numerike sikur të ishte në mjedis të hapur.

Pavarësisht kushteve shumë të vështira kolonia ka ndërtuar folenë e vet në tubin e ventilimit çka lë të deduktohet se milingonat janë ushqyer me të afërmit e tyre të vdekur.

Kjo është një sjellje atipike për milingonat të cilat shndërrohen në vrasëse gjatë pranverës, kur ka mungesë ushqimore, por vetëm përkundrejt kolonive të tjera.

Pra deri më sot ushqimi me trupin e milingonave është verifikuar mes anëtarëve të kolonive të ndryshme dhe jo brenda të njëjtës familjeje.

Ky rast sipas autorëve dëshmon aftësinë e përshtatjes për gjallesa si milingonat që vlerësohen se kanë një aftësi eko-evolutive të madhe.

 

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *