Plasin çokollatat… në grupin e PS :)

Bledar Lumani

Plasën çokollatat dhe këtej – do thoshte me shaka personazhi i famshëm i Roland Trebickes, Jovan Bregu.

Prej kohësh flitej për një lidhje dashurie mes të dyve.

Por shtypi roze i kesaj te shtune shkruan se tashmë dy deputetët e PS-së, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi kanë dalë hapur.

Lidhja e tyre dihej nga kolegët e tyre, por dy deputetët socialistë duket se tashmë kanë vendosur të dalin hapur.

Ata janë fotografuar së bashku në dasmën e Erion Veliajt, të ulur më vete në të njëjtën tavolinë.

Dy deputetët socialist kanë statusin e beqarit dhe nuk është çudi që edhe ata të ndjekin rrugën e ministrit Veliaj, në dasmën e të cilit ishin të pranishëm si çift.

Share This Article
2 Comments
  • Juristet e PD-se dhe sidomos tullaci Strazimiri,te jape nje konference shtypi e te denoncoje kete SHFAQJE TE HUAJ KOMUNISTE!!!
    Te kerkojne qe te ngrihet nje KOMISION HETIMOR ku te evidentohen te gjitha te dhenat qe vertetojne se DASHURIA MIDIS KETYRE TE DYVE ESHTE E BAZUAR NE AKTE LIGJORE E NENLIGJORE TE MIRATUARA PARA 23 QERSHORIT ashtu sic behet per deklarimin e pasurise personale!
    Ne se nuk e kane deklaruar DASHURINE para 23 qershorit,ajo te shpallet e PAVLEFSHME dhe te vazhdojne fshehtas deri ne zgjedhjet e ardheshme!!!
    Ka rregulla demokracia e jo IU,IU,KIU,FIU!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *