Gafa e SHISH, zbulohet lista e spiunëve në ambasada

Dita

Një pakujdesi e Shërbimit Informativ Shtetëror ka zbuluar vendet ku vendi ynë ka “spiunë”.

Normalisht, lista të tilla duhet të mbahen sekret, por të dhënat e siguruara nga “Shqip” ndodhen të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Sipas dokumenteve, SHISH ka hapur një tender për “për blerje sigurimi shëndetësor”.

Por në dokumentet që shoqërojnë këtë prokurim ndodhet edhe numri i personelit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përfaqësitë diplomatike. Në Kosovë është një koordinator, ndërsa ai shoqërohet nga 3 pjesëtarë të familjes. Në Belgjikë janë dy koordinator, ku njëri ka dy pjesëtarë në familje dhe tjetri një. Një tjetër punonjës i SHISH është në Serbi, i cili ka në përbërje familjare një person. SHISH ka nga një punonjës edhe në Itali e Greqi. Këta nuk kanë familjare me vete. Ndërkohë, në Maqedoni, është një tjetër punonjës, i cili ka katër pjesëtarë në familje.

Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, të cilët, në total, kanë 11 pjesëtarë familje.

Shish

Share This Article
8 Comments
  • Duan te imotojne Enverin, por keta jane zgjebarake.
    Ne kemi spiun edhe tek vllau ne Kosove, kaq te ndershem jemi.
    Per spiunet e tjere jane ne vende te tjera jane vende pune qe ka hapur SHQUP-i me kohe dhe raportojne vetem tek Krimineli Saleh.
    Kush mban pergjegjesi per keto idiotizma qe paguhen me parate e taksapaguesve shqiptare.
    Spiuni dhe krimineli Visho Ajazi Lika qe ne kohen e Serbit Gazidete qesh me Ramen dhe me nje popull te tere, po tallin caret me ne.

  • Visho Ajaze e te tjere Vicidolas nuk mund te krijojne dot sherbim informativ.
    Mjere Shqiperia qe e la Sali Berisha ne meshiren e fatit, dhe t’i falenderojme konjunkturat nderkombetare qe na favorizojne se po te ishte per Vishora e Salira e Gazidedera Shqiperia nuk do te ekzistonte fare.
    Por, pyetja eshte: A do te na ndihmojne keto konjunktura politike e gjeopolitike derisa te zhduken Vishot e skarcitetet e tjera te prodhuara ne kasollet e Vicidolit?

  • Mos u cuditni dhe mos e humbni torruan.

    Jo nga pakujdesia e sherbimit informativ.Po pikrisht nga kujdesia e jashtzakoshme e informativit jane zbuluar listat e punonjesve te ambasadave.
    Vec te tjerave asht pikrisht dallaveret e flliqura te SHISH-it me ne krye drejtuesin Visho Ajazi qe i sherben kreut te agjentit serb vicidolistit Sali Berisha.Perendimi e kryesisht urtia e shtetit Amerikan kerkon me cdo kusht te shpartalloje kete loje te flliqur agjenture serbe ne Shqiperi.
    Keto jane konkluzionet personale mbi cfare deklaron shtypi i perditeshem dhe bemat e SHQUPIT me ne krye Sali Berishen qe nga viti 1990 e deri me sot.
    Qofshin te gabuara,jam ne pritje per te verteta.Do ti tregoje koha.

  • Sikur te ekzistonte denimi kapital me varje te sheshi
    Skenderbej , Bariu i Dhive te Vicidolit do te ishte i
    pari dhe i fundit ,jo shqiptar ,por shqipfoes qe do te
    varej ne ate shesh …dhe me pas te gjalle ta shetitnin
    neper gjirizat e Lanes derisa te mos imbeste me vec
    kokallet si nje qen i ngordhur ….!!!!

  • Gafa e SH.I.SH ,duhet ndëshkuar me dorheqje ,ose shkarkim orgjent të shefit SHISH -Visho Likës (Ajazit ).Në të kundërt nuk kemi shtet ,por mafje shtetrore !.

  • “PAKUJDESI” E INSTITUCIONIT TË SHISH APO PAPËRGJEGJËSI E GAZETËS “SHQIP” E TË QARQEVE TË POLITIZUARA?!

    Do të udhëzoja udhëheqjen aktuale të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) të verifikojë të gjithë ata që kanë akses në informacionet që u botuan në Gazetën “Shqip” dhe që mund ta kishin informuar atë e të marrin masat e duhura për vënien e tyre para ligjit për zbulim të sekretit shtetëtror (!) ë

    Alban Bardhyli

    Gazeta “Shqip” ka publikuar disa informacione mbi ajo që tha se është numri i koordinatorëve të SHISH brenda ambasadave shqiptare jashtë vendit dhe shtetet ku presupozohet se punojnë ata.

    Nuk dua une të hyj në temën a janë këto informacione reale, sepse as nuk e di, as nuk duhet të di unë një gjë të tillë.

    Por, ajo që dua të pyës unë Gazetën “Shqip” është: a është një pakujdësi e Institucionit apo një papërgjegjësi e Gazetës “Shqip” dhe të informatorëve të tyre të politizuar potencialë brenda SHISH që duan ta vënë në pozitë të vështirë udhëheqjen aktuale të saj se kinse i “rrjedhin” të dhënat top sekrete në publikime të Agjencisë së Prokurimit Publik?!

    Do të udhëzoja udhëheqjen aktuale të Institucionit të verifikojë të gjithë ata që kanë akses në informacione të tilla brenda SHISH dhe mund ta kishin informuar gazetën “Shqip” dhe të marrin masat e duhura për vënien e tyre para ligjit për zbulim të sekretit shtetëtror.

    Nuk kam informacione dhe nuk kam prej nga të kem se një gjë të tillë është ndodhur.

    Por e them këtë gjë duke ditur tendencat e përgjithshme sidomos të disa agjentëve të politizuar që i mbesin besnikë deri në vdekje ish Drejtorit Fatos Klosi për të dekonspiruar çdo gjë për llogari të padronit të tyre.

    Mendoj se burimi i informacionit në Gazetën “Shqip” janë pikërisht këto individë të papërgjegjshëm që, për interesa të klaneve të tyre partiake, mund të dekonspirojnë edhe informacione rreptësisht sekrete shtypit bulevardesk.

    Edhe nëse informacionet janë të botuara tek Agjencia e Prokurimit Publik, duhet hetuar kush nga Institucioni i ka nxjerrë në botim dhe mos e ka bërë këtë gjë qëllimisht kundër interesit të SHISH?!

    Nëse provohet se qarqe të politizuara kanë kurdisur këtë “skandal” të ri të “Shqip” për të njollosur Institucionin, duhet të japin përgjegjësi për këtë vepër mizore që (nëse presupozojmë se informacionet janë reale) mund të vë në rrezik njerëzit më atdhedashës të kombit, ata që veprojnë në vendet e huaja për të nxjerrë informacione

    Nuk duhen toleruar akte të dekonspirimit nga “mbetjet” e politizuara brenda Institucionit, sepse nesër mund të kërcënohet vetë sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

    Tiranë, 23 gusht 2016

  • fteri, cka po te ben Fatos Klosi? Ti duket se je informatori i gazetes Shqip brenda Institucionit qe kerkon doreheqjen e Drejtorit te SHISH!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *