Zbulohet lloji i veçantë i drogës dhe rruga e trafikimit që ndiqnin shqiptarët për në Hollandë

Dita

Grupet kriminale shqiptare kanë gjetur një metodë të re për trafikimin e drogës së krijuar nga vet ato, sipas një investigimi të televizionit francez TF1.

Në kronikë thuhet se rruga e cila është përzgjedhur nga ata për të trafikuar drogën është veriu i Francës. Nga aty duhet vetëm 2 orë për të shkuar në Hollandë, dhe mbi të gjitha është rrugë që nuk ka kontrolle kufitare.

“Trafikantët kërkojnë për turistë francezë që udhëtojnë drejt Amsterdamit. Metoda e tyre është kjo: Gjatë udhëtimit me makina me shpejtësi të lartë, dalin nga dritarja e mjetit dhe propozojnë një katalog të tërë të drogës. Këta janë ndihmësit e grupeve shumë të fuqishme mafioze shqiptare dhe turke”, thotë televizioni francez TF1.

Forcat speciale pas një hetimi  kanë zbuluar se është krijuar një lloj droge e re tepër e rrezikshme. Këta grupe kanë ngritur një laborator për prodhimin e kësaj droge të veçantë në një fshat të Hollandës. Droga quhet “Droga e Kristaltë”, dhe është vlerësuar si shumë e dëmshme.

Në kronikën e TF1 krijimi i kësaj droge mendohet të ketë ardhur nga frymëzimi përkundrejt filmit “Breaking Bad”. Po ashtu thuhet se kjo lloj droge ka hyrë në sasi të mëdha në Francë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *