Kathleen Ann Kavalec e nominuar nga Presidentit Donald Trup për ambasadore të SHBA në Tiranë, nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë.
Top Channel ka arritur të faktojë përmes dokumenteve se gjatë kohës së pritjes nga Kavalec për të marrë dritën jeshile në Senat, Partia Demokratike ishte shumë e interesuar për këtë zhvillim.
“Sonoran Policy Group”, kompania e re lobuese e PD-së në Uashington gjatë periudhës 8.05.2018 deri më 7.9.2018 është vënë në kontakte intensive me anëtarët e Senatit Amerikan për procesin e përzgjedhjes nga ata të Kathleen Ann Kavalec si ambasadore në Shqipëri.
Përmes një kërkimi në seksionin e deklarimeve të kompanive lobuese në Depertamentin Amerikan të Drejtësisë, gjeti të gjithë korrespondencën e kompanisë lobuese të PD-së, Sonoran Policy Group, që mban datën 1 Mars 2019.
Në këtë dokument është pasqyruar puna lobuese e saj në emër të PD-së përsa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin.
Lobisti i kësaj kompanie, Christian Bourge, ka dërguar për llogari të PD-së 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.
Christian Bourge i ka telefonuar analistes Molly Lazio dhe është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat të përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kathleen Ann Kavalec.
Top Channel e pyeti PD-në çfarë kishte kërkuar të bënte në emër të saj kompania lobuese në lidhje me të nominuarën për ambasadore. Reagimi zyrtar është ky:
“Lobimi i Partisë Demokratike ka patur si qëllim çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, probleme të cilat ishin ngritur me nota shumë serioze në raportin e Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontollit të Narkotrafikut Ndërkombëtar për vitet 2017 dhe 2018.
Me senatorët e Komisionit të Jashtëm është diskutuar për ngritjen e këtyre problemeve në seancën dëgjimore me ambasadoren e emëruar dhe nxitjen e saj për të bërë prioritet të punës së saj në Tiranë luftën kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe korrupsioni”.
“Sonoran Policy Group”, në deklarimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në pasqyrën e pagesave për punën e bërë, thotë se nuk marrë asnjë pagesë nga PD për këtë operacion lobimi në Senat.
Emri Kathleen Ann Kavalec, e nominuara e Presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri, u rikthye në vëmendjen e medias shqiptare disa ditë më parë, pasi Sarah Carter, gazetare e Fox News, tha se zyrtarja e DASH-it ka komunikuar me ish-agjentin britanik, Christopher Steele, i cili kishte hartuar një dosje me pretendime shkeljesh e komploti ndërmjet fushatës presidenciale të Trumpit dhe Moskës në zgjedhjet e vitit 2016.
Sipas saj, kjo ishte arsyeja përse Senati nuk e shqyrtoi kandidaturën e saj. Kathleen Ann Kavalec është një ndër ekspertet më të mira në Departamentin Amerikan të Shtetit si njohëse e influencës ruse, pasi ka drejtuar në DASH zyrën që mbulonte Rusinë.
Kavalec, që prej 30 vitesh pjesë e diplomacisë amerikane, ka punuar edhe për zëvendëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, është mbështetëse e ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-kandidates demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, dhe ka bërë për fushatat e secilit prej tyre nga një donacion të vogël prej 250 dollarësh.
b.b/dita

PD-ja po te kishte mundesi shqiptarve do tua ndalonte edhe ajrin e jo me, nje ambasadore qe u sherben interesave te shqiptarve.
Mos harroni, kure gjaku shkonte rreke ne Kosove keta me Berishen ne krye benin protesta kunder qeveris socialiste me pretendimin se me qeverin sociliste nuk arrihet fitorjan ne Kosove.
Po ashtu keta u ndaluan shqiptarev edhe planin ‘mrashall’ per demomtimin e Lendeve Halmuese me pretekstimn absurde se do te “helmohej” shqiperia ne nje kohe qe edhe Italia i demontoi po ne detinm tone.
Pra ku ka mire per shqiperin keta mjaran te felliqur vetem kryq dalin ne rruge per te penguar cdo gje te mire per shqiperin.
Keshtu ndodhi edhe me Ambasadoren e Re e cil ishte e pergatitur duke mesuae edhe gjuhen shqipe.
Do te ishte ne nderin e Presidentit Tramp qe ta rishqyrtonte edhe nje here kete kandidatrure, me qe jan futur ne mes, keto monstra shqiptare te ndyra.!
Si eshte e mundur qe lihet ala i lire ky trafikant i poshtersise njerezore Basha etj si ai ,
qe pasi i kan vjedh 100-Miljona Buxhetit te Shtetit Shqiptare
i perdorin ato per pune kriminale kunder Shqiperise ?!
Perse nuk merret i arrestuar ky njeri i rrezikshem
qe akoma per cudi te gjithe Botes
kakaris Medieve dhe ben thirrje per Lufte kunder Shtetit Shqiptare ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Adriatik Lalla: http://disclosures.house.gov/ld/ldxmlrelease/2019/RR/301021083.xml
Most lobbying firms charge as much as $15,000 as a minimum retainer, with the entire process reaching $50,000 per month or more for full advocacy services, with many of their “billed-for” activities remaining largely undefined.
Ku ështè Prokuroria e Shqipèrisè ?????!!!! Pèrse Nuk vepron Prokuroria dhe Shteti ????!!!!! A ka Gjykatë ????!!!! A ka Shtet ??????!!!! Ku i gjetèn MILJONAT e €UROVE Banditêt dhe HAJDUTÈT e PD , pèr tè Lobuar???!!!!!! Janè LEKÈT qè ju kanè VJEDHUR dhe ZHVATUR SHQIPTARÈVE nèpèrmjet KORRUPSIONIT apo €UROT e NARKO-TRAFIKUT tè LAZARATIT , qè ju a SHKATÈRROI i NDERUARI dhe i RESPEKTUARI SAIMIR TAHIRI !!!!??????????? Si ka mundèsi që në USA Hetohet dhe vihet pèrpara pèrgjegjèsisë Donald Trump , kurse nè SHQIPÈRI , Prokurorèt kanë Frikè nga PD KRIMI dhe 5 MIJÈ Petritat e tyre HAJDUTË qè i kanè SHQYER DOGANAT , sa herë BANDITÈT e PDsë kanè qenë në Pushtet !!!!!!!!!????????? A Ekziston Prokuroria ???????? Pèr çfarë Paguhen PROKURORËT dhe GJYKATÈSIT ?????!!!!!!!! Apo pèr të futur nè BURG , Hajdutèt e Xhepave dhe Hajdutët e Energjisè Elektrike?????!!!!!!!
Jo jo kan kerkuar Sorosit hahahhahhaha
Ta gezosh supen e dites bart72.
Pjerdh pjerdh pd se lirohesh, ju jeni te interesuar per trafikun e droges gjoja, ju doni pushtetin ne tavoline, por parate e popullit qe i vodhet kan shkua ne rusi, dhe shpejt do tju djegun pd dhe lsi tashme kan vdekur, sepse Shqiptaret nuk ju votojne ma.