Një banesë në Durrës është përshtatur për pastrimin tharjen dhe magaziminin e kanabis sativa.
Policia arriti ta zbulojë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe dje, 21.09.2016, në Ishëm ndërmorën operacionin duke sekuestruar 300 kg Cannabis Sattiva
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.A. në fshatin Rrotull, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale: rreth 300 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” informon policia
Gjithashtu policia thotë se ka ndaluar mjetin me 13 punëtorë të cilët punonin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën në pronësi të shtetasit B.A,47 vjeç, banues në fshatin Kërtushaj-Ishëm. 47 vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij
Gjithashtu ka nisur proçedim penal në ngarkim të shtetasit: A.Ll. 32 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës që është drejtuesi i furgonit me targa AA 039 BK ku ndodheshin punëtorët e kanabisit.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
● rreth 300 kg Cannabis Sattiva;
● mjeti tip furgon në pronësi të njërit prej punëtorëve dhe
● një mjet tip Peugeot në pronësi të shtetasit A.Ll.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25 të Kodit Penal.
