Zbulohet mënyra që do t’i bëjë njerëzit të jetojnë me gjatë

Ornela

Pas disa zbulimeve të bëra së fundmi, së shpejti pritet të dalë në “treg” pilula e jetëgjatësisë.

Kërkuesit nga Universiteti East Anglia kanë bërë eksperimente tek disa lloje krimbash dhe kanë arritur që të zgjasin ciklin e jetës së tyre me dyfishin e normales. Duke “çaktivizuar” disa gjene që besohet të jenë përgjegjëse për “degradimin” e trupit me kalimin e viteve, shkencëtarët arritën që t’i bënin krimbat e eksperimentit të jetonin dy herë më shumë se zakonisht.

Këta krimba jetëgjatë më pas sollën në jetë të vegjlit e tyre që rezultuan të ishin të shëndetshëm dhe më pjellorë.

Kjo, sipas studimit, sugjeron se këto ndryshime gjenetike me kalimin e kohës mund t’ju kalohen dhe pasardhësve në mënyrë natyrale.

Nëse kjo mënyrë aplikohet tek trupat njerëzorë, atëherë shkencëtarët do mund të sjellin një “kurë” që do të parandalojë plakjen.

Në rastin e krimbave, gjeni që u “çaktivizua” quhet DAF-2.

Skuadra e Dr. Maklakov sugjeron se sekreti i jetëgjatësisë tek njerëzit do të jetë “fikja” e gjeneve të plakjes në kohën e duhur.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Uuuuu, na kenaqet me keto brockulla, ooooo Diteeee…. !!!!

    Shkruani dicka te prokopise se na vjen per te vjelle me keto lajme me… krim a.

  • Kjo jetegjatesia shoqerohet edhe me aktivitetin intim apo vetem sa merr fryme shif me sy e plas me zemer.

  • Juve ky raportim mund t’ju duket pordh me rigon por nese do te lexoni avancimiet e fundit te gjenetikes do te shkoni qe po ja kpusni bythes me keto komente. ‘Gene editing’ eshte nje nga metodat e reja qe gjeneticistet, perfshire dhe ata ne Harvard, kane arritur rezultate te pa-imagjinueshme. Kur artikulli thote qe nje pilul jetegjatesie eshte duke iu afruar krijimit, ky fakt eshte i bazuar ne teste dhe evidenca shkencore. Kerkoni artikuj nga David Sinclair dhe George Church. Mosha 150 do behet normal ne 2030-n dhe 2050-a do shenoje limite jetegjatesie te paimagjinueshme. Lexoni Ray Kurzweil, i cili eshte koka e futurizmit ne Google. E di qe do thoni ‘pirdh pirdh se lirohesh shoku’ po kur pilula te dali ne treg para 2025 do viheni te gjithe ne rradhe ne dele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *