Zbulohet mesazhi që Papa la për shqiptarët në Librin e Përshtypjeve në Presidencë

Dita

Zëdhënësi i Vatikanit At Frederico Lombardi zbuloi detajet e vizitës së Papa Franceskut në Tiranë. Në një konferencë për mediat e pranishme në Pallatin e Kongreseve, zëdhënësi i Vatikanit tregoi edhe mesazhin që Papa la për shqiptarët në Librin e Përshtypjeve në Presidencë.

“Popullit fisnik shqiptar me respektin dhe admirimin tim për dëshminë e tij dhe vllazërinë në çuarjen para të vendit”, ka shkruar Papa Françesku. Në fund të mesazhit ai ka hedhur edhe firmën e tij Françesko.

At Frederico Lombardi  u shpreh se gjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza” përshëndetën Papa Françeskun 250-300 mijë pelegrinë. /E. K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *