Zbulohet në Nartë zogu arktik

redaktor

Ai është një shpend që folezon në zonën Arktike, në mjedise të ulëta kënetore, në liqene të cekët, ose nëpër shelgjishte në zonat malore dhe në tundra. Shtegton përgjatë gusht-shtatorit drejt jug-lindjes, përmes Evropës për të dimëruar në Detin Arabik.

Në Evropë, përfshirë këtu dhe Ballkanin, ky lloj mund të shihet rrallë herë përgjatë shtegtimit vjeshtor, kryesisht në mjedise bregdetare dhe këneta. Po flasim për një zog i cili quhet “Phalaropus lobatus” dhe është vizitori më i fundit në territorin tonë. Kemi ftuar sot në Dita një nga autorët që ka pikasur ardhjen e këtij shpendi në Shqipëri.

Ai është Mirjan Topi, studiues shpendësh pranë “Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror”. Mirjani ka vite që merret me këtë punë dhe e njeh mirë florën dhe faunën në vendin tonë.

Sipas tij, Shqipëria prej vitesh po kalon një situatë të vështirë për sa i përket zhdukjes së shpendëve. Asgjë nuk është bërë për t’i ruajtur ato në këto 25 vite tranzicion. Sipas tij moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar për mirë, por kjo nuk mjafton.

Kemi folur sot me Topin për karakteristikat e shpendit të ri dhe për pasurin që kemi dhe se si mund ta ruajmë atë.

-Mirjan, sa është numri i shpendëve në vendin tonë?

354 lloje në total.

-Cilët janë shpendët migrues dhe cilët janë ata që qëndrojnë gjithmonë në këtë territor?

Shumica e shpendëve janë migratorë! Kemi dy lloj shpendësh migratorë: Ata që folezojnë në vendin tonë si për shembull llojet e ndryshëm harabelash, dallëndyshet, qyqja, kali i qyqes dhe shumë lloje të tjera, shpendë emigrues, të cilët dimërojnë në Shqipëri, por nuk folezojnë në vendin tonë. Në këtë kategori futen shumica e shpendëve të ujit si: rosat, patat etj. Kemi dhe një kategori tjetër shpendësh të cilët nuk shtegtojnë, por qëndrojnë gjatë gjithë vitit në vendin tonë si p.sh: Shqiponja e malit, harabeli i shtëpisë etj.

-A ka shpendë që njihen si “autoktonë” në Shqipëri që nuk gjenden në vend tjetër?

Jo! Ka shpendë të cilët mbartin një status kërcënimi në nivel global, por nuk ka shpendë endemikë.

Mirjan Topi-Është zbuluar në Nartë zogu arktik “Phalaropus lobatus”, lloj i ri shpendi në Shqipëri. Ku jeton dhe si u gjend ky lloj i veçantë në Shqipëri?

Veçantia e këtij shpendi është tek rolet e kundërta që ka femra dhe mashkulli në botën e shpendëve. Përgjatë punës në terren në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, mbështetur financiarisht nga CEPF, skuadra e monitorimit të shpendëve të BSPB-së dhe PPNEA-së regjistruan për herë të parë praninë e një lloji të ri në Shqipëri: ‘Phalaropus lobatus’ për të cilën ende nuk ka edhe një emër shqip.

Ky lloj u vërejt në zonën e Pejsazhit të Mbrojtur “Vjosë-Nartë” përgjatë monitorimit vjeshtor të shpendëve shtegtues në vitin 2014. ‘Phalaropus lobatus’ është një baltak (bën pjesë në familjen Scolopacidae e rendit Charadriiformes) që folezon në zonën Arktike, në mjedise të ulëta kënetore, në liqene të cekët, ose nëpër shelgjishte në zonat malore dhe në tundra.

Shtegton përgjatë Gusht-Shtatorit përmes drejt jug-lindjes, përmes Evropës për të dimëruar në Detin Arabik. Në Evropë, përfshirë këtu dhe Ballkanin, ky lloj mund të shihet rrallë herë përgjatë shtegtimit vjeshtor, kryesisht në mjedise bregdetare dhe këneta. Tek ky lloj është i veçantë fakti, se rolet normale në botën e shpendëve midis dy gjinive këtu janë në të kundërt. Femra është më e madhe dhe më shumë ngjyrëshe përgjatë stinës së verës. Femrat i ndjekin dhe luftojnë për meshkujt, si dhe i mbrojnë ata nga femrat e tjera derisa periudha e çiftëzimit përfundon dhe mashkulli fillon të ngrohë vezët. Mashkulli përveç se ngroh i vetëm vezët derisa çelin, kujdeset edhe për rritjen e të vegjëlve ndërkohë që femra endet për të gjetur partner tjetër.

-Sa i njohur është ky shpend në Ballkan, Evropë dhe botë?

Është i njohur në botë, nuk është shpend i rrallë. Nuk ishte parë kurrë më parë në Shqipëri dhe për herë të parë është vërejtur në vjeshtë 2014 (gjatë periudhës së shtegtimit) dhe për këtë arsye do të përfshihet në listën e shpendëve të Shqipërisë.

11150572_865169763541543_6577908538756806690_n-Pse është i rëndësishëm zbulimi i një lloji të ri apo prania e llojeve të rralla?

Zbulimi i një lloji të ri apo prania e llojeve të rralla ka rëndësi sociale dhe ekonomike, kryesisht të lidhura me turizmin e qëndrueshëm natyror. Sot miliona turistë anë e mbanë botës udhëtojnë për të parë natyrën dhe llojet. Për shembull, numërohen më shumë se 10 milionë anglezë që janë kundrues shpendësh, të cilët praktikojnë këtë lloj turizmi edhe në vendet e tjera të botës. Psh, sot në Angli janë zhdukur mishngrënësit e mëdhenj, si ariu, ujku, rrëqebulli, etj. Kështu që anglezët apo edhe vendet e tjera udhëtojnë në vendet e ndryshme për të parë këto kafshë në natyrë.

Sa më shumë larmishmëri llojesh, aq më shumë rritet mundësia për zhvillimin e turizmit natyror, dhe sa më shumë të zhvillohet turizmit aq më shumë të ardhura përftohen nga ky sektor dhe aq më mirë është për ekonominë e vendit.

-Cilat janë problematikat që has sot flora dhe fauna në Shqipëri?

Gjatë 25 viteve të fundit natyra shqiptare në përgjithësi është gjymtuar në të gjitha drejtimet: Përfshirë këtu shkatërrimin e habitateve dhe bashkë me to përkeqësimin e popullatave të faunës. Prerja pa kriter e pyjeve, ndërtimet e paligjshme, gjuetia si dhe peshkimi i paligjshëm i kanë shkaktuar dëm të madh faunës në vite. Problem kryesor vazhdon të mbetet keq menaxhimi i zonave me vlera të larta natyrore zona të cilat janë pararoje për sa i përket larmishmërisë së madhe të llojeve. Në listën e problemeve mund të përmendim: 1.Shkatërrimi i habitateve, si pasojë e prerjes së pyjeve, ndërtimeve te paligjshme, si dhe ndërtimeve të hidrocentraleve (në veçanti), 2. Gjuetia e paligjshme, 3. Mbajtja e kafshëve (p.sh. Shumë arinj mbahen sot në aktivitet për lokale dhe restorante në të gjithë Shqipërinë, duke marrë para sysh që popullata totale (në natyrë) në Shqipëri arrin vetëm shifrën e rreth 300 individëve). Te problemet futet edhe peshkimi i paligjshëm. Një rrezik shumë i madh janë edhe zjarret.

-A ka ndikuar moratoriumi për ndalimin e gjuetisë në mbrojtjen e shpendëve të egra?

Moratoriumi ka patur një efekt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e gjendjes se faunës në përgjithësi dhe atyre të shpendëve në Shqipëri! Brenda një viti arrihet të vërehet një ndryshim i madh për sa i përket numrit të shpendëve dimërues në vendin tonë si dhe sjelljes se tyre. Megjithatë rikuperimi i llojeve kërkon një periudhë më të gjatë qetësie se sa 2 vjet. Përmirësimi i legjislacionit të gjuetisë dhe zbatimi i plotë i tij duhet të jetë prioritet për qeverinë në mënyrë që rikuperimi i llojeve të jetë afatgjatë.

-Të flasim pak për disa lloje të tjera tepër të rralla në nivel global që janë të pranishme në vendin tonë, në njëfarë mënyre thesare të natyrës sonë… Sa i njohim dhe i mbrojmë ne këto lloje?

Kali i qyqes është një shpend shumë i rrallë, futet në familjen e shkabave. Folezon në Shqipëri. Në vendin tonë ndodhen rreth 6 çifte, dhe niveli i rënies se popullsisë nga viti në vit është dramatik. Në të gjithë Ballkanin ndodhen rreth 80 çifte dhe këto janë në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni dhe Greqi, në të gjitha vendet e tjera (Kosovë, Serbi, Kroaci, Mal i Zi…) është zhdukur si lloj.

Rrëqebulli i Ballkanit është gjithashtu një lloj tepër i rrallë në nivel global dhe në vendin tonë, ndodhen rreth 5-6 individë në të gjithë vendin. Rrëqebulli është vërejtur kryesisht në malin e Munellës (Pukë) dhe në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Foka e Mesdheut: në të gjithë botën numërohen rreth 300 individë! Foka e Mesdheut është parë disa herë në Karaburun nga turistët e ndryshëm. Ka dhe lloje të tjerë shpendësh të kërcënuar në nivel global. Për të njohur, këto lloje njihen shumë pak, dhe po aq pak mbrohen.

Phalaropus_lobatus_3_(1)

Share This Article
6 Comments
  • Gati nje vit e gjysem ka moratoriumi i ndalimit te gjuetise dhe rihabilitimi i zones se Nartes dhe ndryshimi eshte fantastik, po kthehen vlerat e parkut, me zogjte dhe shpendet e tjere, qe ju larguan mortajes shqiptare.
    Si duket, Rilindja per shpendet, qe sduan shume gjera te vecanta, i ka kthyer ne habitatin e tyre.
    Uroj qe ky kthim, te sjelle mbaresi edhe per kthimin e shqiptareve te pashprese, qe enden si ilegale, neper bote.

    • Sa me pak shqiptare ne Shqiperi aq me mire per kafshet. Ligji i xhungles do t´i shfarose edhe ato gjallesa qe kane ngelur.

  • nuk ju njoh , por te thuash qe kemi 354 (fiks) lloje shpendesh, ky nuk eshte profesionalizem. pastaj ju me shume keni problemin te zgjatet moratoriumi qe po demton gjuetaret e ndershem. Jam dakord qe te zbatohen ligjet, por jo vetem ne lagunen e karavastase, shpend ka gjithandej.

    • ore kole òo ti c’pate? e lexon se cfare thote djali apo jo? Ne po e shfarosim natyren dhe faunen!

      Sa per ju gjuetaret e ndershem na dolet tani gjithe te ndershem por deri para nje viti per 30 euro shoqeronit gjuetaret e huaj per te gjuajtur ne shqiperi. Nga e gjeti gjuetari italian rrugen e Nartes? normalisht ndonje shoku yt gjuetar i “ndershem” ja ka treguar

  • Ne vendin tone nuk ka gjuetare te ndershem,ka vetem vrases,qe vrasin per kenaqesi dhe per mish,Nuk mjaftohen qe vrasin vete por luajne edhe rrolin e kodoshit,si tutoret e prostitutave,ftojne gjuetaret italjane me mjete shfarosese,qe vrasin me mijra shpende dhe gje te gjalle.Nje nga keta gjuetare ne Divjake i quajtur Bujar Kuqo shfarosi demat endemike te eger te pyllit te Divjakes,nje nga emblemat e faunes shqiptare.Populli kerkon te behet bllokimi i 600 mije armeve te gjuetise te rregjistruara,te vendoset perjetesisht moratoriumi i gjuetise,te zbatohet me rreptesi ndalimi i gjuetise dhe te denohet me vite burg vrasja e kafsheve te egra.Dy bisnesmene katundare nga Sulova vrane para nje muaji 100 pata te egra qe qendruan ne fshatin Mirake.Ministri i brendshem pse nuk e therret ne raport drejtorin e policise Elbasan,qe megjithese e ndaloi kete vrases serial e liroi perseri pa i hyre gjemb ne kembe?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *