Zbulohet nëndetësja britanike e L2B-së me 71 kufoma brenda

Elton Tafaruci

Hekurishtja e mbytur e një nëndetëseje britanike e Luftës së Dytë Botërore me 71 trupat e ekuipazhit brenda saj është zbuluar nga zhytësit pranë brigjeve të Sardenjës në Itali.

Nëndetësja P311 u zhduk në mënyrë të mistershme përpara 73 vjetësh në Mesdhe dhe u gjet në një thellësi prej 100 metrash pranë ishullit të Tavolaras nga zhytësi me përvojë Massimo Domenico Bordone, raporton The Independent.

HMS P311 u zhduk së bashku me ekuipazhin e saj në janar 1943, pasi kontaktoi për herë të fundit natën e Vitit të Ri. Zbulimi konfirmon se që të gjithë ata që ishin në bord vdiqën.

Anija ngeci në fundin e detit në Gallurese, duke u kthyer në një arkivol hekuri dhe duke e lënë stafin pa oksigjen. Ekspertët mendojnë se nëndetësja nuk ka futur ujë brenda që nga momenti i mbytjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *