Një anije e madhe është gjetur në ujërat e detit Jon, e cila dyshohet se është mbytur 100 vite më parë. Brenda saj janë gjetur armë të rënda, ndërsa autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit shprehen se mjeti lundrues është gjetur në afërsi të Gadishullit të Karaburunit.
Bëhet fjalë për një anije civile e pajisur me mitralozë dhe e përdorur për qëllime ushtarake. Anija është ruajtur mjaft mirë, ajo gjendet në thellësi të madhe dhe duket se është goditur kur ka qenë në lundrim.
Mendohet se anija është mbytur gjatë Luftës së Parë Botërore, e goditur nga një silur i nëndetëseve austriake, të cilat patrullonin edhe detin Adriatik nga baza e Kotorrit.
Anija është zbuluar në një thellësi prej 50-60 metrash poshtë Karaburunit, ndërsa ende nuk dihen të dhëna të tjera lidhur me të.

Shikoni se mos jane anijet e mbytura te refugjatve
Paska qene mbushur me…..MUT.