Zbulohet një autoportret i Rembrandit. Piktura është identifikuar si autoportreti origjina i piktorit të famshëm në agjencinë National Trust, e cila ka përgjegjësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë historike dhe natyrore në Britaninë e Madhe. Vlera e pikturës përllogaritet rreth 20 milionë stërlina, ose 23 milionë euro. Portreti iu la agjencisë National Trust nga trashëgimtarët e Ledi Edna, gruaja e baronit Harold Samuel i Wych Cross, një koleksionist i njohur holandez. Për një kohë të gjatë ishte menduar se portreti ishte vepër e një prej nxënësve të piktorit të madh, por një hetim i ekspertëve të veprave të artit tregoi se piktura ishte bërë nga vetë mjeshtri i madh. Në sipërfaqen e pikturës është e dukshme firma e Rembrandit dhe viti 1635, kohë kur artisti ishte 29 vjeç.