Zbulohet një mënyrë e re për të shmangur kancerin e gjirit dhe të prostatës

Ornela

Shkencëtarët e Institutit të Shëndetit Global të Barcelonës kanë arritur në konkluzionin se të darkosh herët apo dy orë para se të flesh është thelbësore për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe të prostatës, raporton EurekAlert.

Specialistët analizuan 621 raste të kancerit të prostatës dhe 1205 të kancerit të gjirit.

Në eksperimentin e tyre pjesëmarrësit (872 burra dhe 1320 gra) iu përgjigjën një sërë pyetjesh mbi orën se kur darkonin dhe kur shtriheshin për të fjetur.

Sipas rezultateve personat që darkojnë minimalisht dy orë para se të shkojnë në shtrat kanë 20% më pak mundësi për të zhvilluar tumore malinje në krahasim me ata që shtrihen menjëherë pas ngrënies.

Një efekt i ngjashëm u vu re tek ata që darkonin në orën 9 apo 10 të darkës përballë personave që e bënin pas orës 10.

Ekspertët besojnë se rolin kryesor në këtë tendencë e kanë ritmet biologjike të njeriut. Sipas hulumtuesve nëse rezultatet konfirmohen nga shkencëtarë të tjerë do të ndihmojnë në formulimin e rekomandimeve të reja për parandalimin e kancerit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *