Autizmi vijon të mbetet një nga sëmundjet për të cilat mjekësia nuk ka mundur të japë përgjigje të saktë. Sëmundja që prek fëmijët dhe diagnostikohet rreth moshës 3-vjeçare mendohet se shkaktohet nga kombinimi i disa faktorëve si ai gjenetik, sëmundjet e nënës në shtatzënisë e hershme apo ndotja e ambientit. Vitet e fundit janë hedhur një sërë teorish si ndikimi negativ i vaksinave apo mbipesha e nënave, por një studim i kryer së fundmi ka zbuluar edhe një shkak tjetër.
Studiuesit britanikë thonë se nënat që kanë nevojë për nxitjen e medikamenteve për të lindur ka gjasa të sjellin në jetë fëmijë autikë.
Studimi i numrit të lindjeve në Karolinën e Veriut nxori në pah se 13 në 1000 bebe djem dhe 4 në 1000 bebe vajza shfaqnin autizëm.
Indeksi ishte 30 për qind më i lartë te djemtë kur nënat e tyre kishin nevojë për ilaçe që nxisin lindjen, ndërsa e njëjta procedurë për vajzat ndikonte më pak.
Studiuesit thonë se ka pasur shumë prova që kundërshtojnë njëra-tjetrën mbi lidhjen autizëm0ilaçe për nxitjen e lindjes, por ky është studimi më i gjerë që është kryer deri tani. Ai nuk ka aspak për qëllim ndalimin e përdorimit të këtyre ilaçeve, që në shumicën e rasteve i shpëtojnë jetën nënës dhe fëmijës, por thonë se ato dhe procesi i lindjes në tërësi duhen rishikuar për të zbuluar mënyrën se si ndikohet zhvillimi i trurit të fëmijës. / Gazmira Sokoli
