Ishte shumë e vështirë të parashikoje numrin e mandateve që do të merrnin forcat politike në këto zgjedhje. Edhe më optimisti nuk e kishte menduar këtë rezultat prej 74 mandatesh që ka fituar Partia Socialiste. Por ne kemi zbuluar një parashikues që i ka rënë në “kokë” kësaj shifre qysh në datën 20 maj.
Gentian Meçaj, ka bërë një llogari me laps e me letër më shumë se një muaj më parë. Duke përcaktuar qartë se sa deputet do të merrte Partia Socialiste në të gjitha rrethet e vendit.
Ai e ka fotografuar parashikimin dhe e ka postuar në profilin e tij në Facebook (shih foton bashkangjitur). Parashikimi i saktë na bëri të kërkojmë kush ishte ky person.
Gentiani Meçaj është nga Tirana. Ai është shkolluar në Kanada për Juridik dhe që nga viti 2007 është pjesë e administratës publike.
Aktualisht mban postin e Përgjegjësit të se Drejtës së Kalimit të Pronësisë pranë Aluizn-it. Meçaj është mbështetës i Partisë Socialiste dhe thotë se intuita dhe studimi i terrenit e bëri që të përcaktoj qartë mandatet e forcës që ai mbështet. / E. Resuli


Genti e harrove ameriken as hi sna thu mo e fillove ne amerike floride dhe ja dhe vulen ne canada me bohet qejfi qe te shofe te lumtur me bashkeshorten dhe ato dy meleqe gjithmone ke qene i qete i dashur i zgjute vetem ergusi te bonte nevrig te pershendes te fala babes shume njeri i mire tung flamuri nga florida
uuuuuuuuuuuuuuuuau!!
ky qënka fantastik!
normalisht dhe llotarinë e fiton dikush,a thu ta ket ditur që do ta fitojë,apo thjeshtë ka shpresuar??
sa të tjerë kanë gabuar??
nëse 140 njerëz thonë rrezultatet e tyre të ndryshme nga njëra tjetra do të shohim se njëri i ka rënë në të!!
Genti dhe shkollimi – paradoks! Genti as te mesmen nuk ka te plote …
Nejse, ka folur droga per rezultatin