Zbulohet oksigjen në ujin e kripur të Marsit

Ornela

Uji i kripur që gjendet në nëntokën e Marsit ka oksigjen të mjaftueshëm për të siguruar jetën e mikrogjallesave.

Në këtë përfundim arriti një kërkim i Institutit Teknologjik të Kalifornisë, i publikuar në revistën “Nature Geoscience”.

Përllogaritjet e bëra tregojnë se oksigjeni në “Planetin e Kuq” mund të mjaftojë për të mundësuar jetesën e mikrogjallesave shumëqelizore, siç janë sfungjerët nënujorë.

Deri më tani mënyra jetese të afta për të thithur oksigjen në Mars mendoheshin të pamundura.

Shkencëtarët nuk nxitohen të dalin në përfundimin se Marsi ka pasur ndonjëherë jetë, por studimet e fundit rrisin mundësitë se ekzistojnë kushtet për të strehuar forma të ndryshme të jetës, si mikroorganizmat.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk dua te debatoj,pasi vete kjo Reviste thote se: Shkencetaret nuk nxitohen te dalin ne perfundim se Marsi ka patur ndonjhere Jete…Atehere,perse duhet edhe Ne te perjetojme caste te Fantazise se pa kuptimte?Kaq….

  • A ka uje ne Mars?

    Kjo është nje nga pyetjet më te medha që ka njerëzimi: A jemi të vetëm në gjithësi? A ka diku tjetër jetë. Kurrë më parë nuk kemi qenë më pranë përgjigjes. Pikërisht kësaj pyetje synon t’i japë shpjegim sonda Curiosity.
    Relevi i Marsit perfaqeson nje siperfaqe shkëmbore. Natën temperaturat janë minus 90 gradë, ditën shkojnë në zero gradë.

    Por a ka jetë këtu?

    Profesori Ralf Jaumann, ekspert për Marsin në Qendrën Gjermane për Udhëtimet Hapësinore thotë: “Nëse do gjejmë diku shenja jete në hapësirë, më shumë shanse kemi aty. Përmes vëzhgimeve me sondat e Marsit e dimë se në atë pellg ka tonelata me minerale. Ato krijohen vetëm kur shkëmbinjtë gërryhen nga uji. Aty madje ka pasur sasi të mëdha uji, ndoshta një liqen të madh”.
    Sot ka sasi gjigande akulli, sidomos në polet e Marsit. Nëse do shkrinte i gjithë akulli, atëherë planeti do mbulohej me ujë deri në shtatë metër.
    Kjo është edhe pika më interesante: aty ku ka ujë, do ketë edhe jetë. Roboti, I derguar ne Mars, do të kërkojë edhe për gjurmë organike si aminoacide, por edhe fosile të vogla, forma bakteresh ose alga.
    Roboti Curiosity do të gërmojë edhe nën tokë me krahët e tij, dhe do të shqyrtojë gurët në laboratorin kimik që ka me vete.
    Eksperti i Marsit, dr. Markus Landgraf, thotë: “Unë do të çuditesha shumë nëse aty nuk do gjenim shenja jete”.
    Pyetja tjetër është se ku ka shkuar i gjithë uji? Çfarë fati pati Marsi para 3 miliard e gjysmë vjetësh, kur u zhduk uji? Një fat që e pret edhe Tokën?
    Profesori Jaumann thotë: “Duhet të ketë ndodhur diçka shumë e keqe, por ne nuk e dimë se çfarë”.
    E sigurte është se temperaturat kanë rënë, uji u zhduk, planeti u tha.
    Por çfarë kemi arritur deri më tani nga kërkimet në Mars?
    Profesor Jaumann: “Në linjën e parë kemi kryer kërkimet themelore, por edhe kemi përparuar shumë në teknologji. Nëse do gjejmë jetë aty, do ndryshojë krejt panorama jonë për botën”.
    Por a do mund të fluturojnë njerëzit për në Mars?
    Eksperti i Agjencisë Hapësinore Europiane, Manfred Warhaut thotë: “Për fat të keq jemi ende larg kësaj. Fillimisht do të duhet të shkojnë robotë aty për të dërguar materiale si stacione për të mbijetuar për shkak se atmosfera në Mars është plot me dyoksid karboni. Përveç kësaj na duhen modele për të prodhuar ujë e energji”.

    • Me pelqejne perpjekjet e tua,por nuk me pelqeu se si ju merrni pjese duke na afruar mendime nga shume personalitete te shkences,pavaresisht se edhe ata vet tregohen te kufizuar per cka thone.Pra Fantazi…Mundet,s,mundet.ka akull apo iku uji…E mjafte gjera qe vec konfuzionit nuk sjellin asgje tjeter.Zoteri.Ta kam thene se:Gjeologjia eshte e ndertuar nga dy kolona; E para gjeol.inxhinjerike,ku kerkone dhe zbulone ne saje te parimit primitiv:Nga e njohura tek e panjohura.ketu gjithcka mbetet te jete relatve,pasi mund te shpenzosh shume dhe te mos zbulosh asgje.dhe:Gjeologjia Gjenetike.qe eshte edhe Enciklopedia e Universit(autori)..Ketu Natyra krijone vetem ne saje te ligjesive absolute,e perseris; -Absolute.qe do te thote se Natyra asgje nuk krijone kot,pra kuturru(Aristotel).Dhe duke e njohur mire kete Shkence,qe eshte e vetme ne kete jete(pasi te gjitha te tjerat jane Inxhinjerira sepse funksionojne ne saje te ligjeve relative te zbuluara nga vet njeriu per ti ardhur po atij ne ndihme per te krijuar te mira materjale ne dobi te njerezimit.keto produkte kane skadenca,pra konsumohen..ndersa ato c,ka krijone Natyra As nuk perseriten dhe as nuk tjetersohen.Te jap nje shembull:Diamanti si min.i pare ne Univers i krijuar vetem ne Paleoz.e hershem dhe nuk e gjen me qe te perseritet ne ndonje moshe tjeter,por gjithashtu as qe ke ndonje rast qe te tjetersohet.etj.etj.Nga ketu shkojme te Marsi…Eshte produkt i Natyres,e si e tille kurre nuk mund te jete e ngjashme me Token..pra pa u zgjatur Jemi ne faktin se ne maars kurre nuk ka patur Jete,per aresye mjafte bindese.Po e le ketu pasi kuptoj se per ju solla gjera qe as ne mendje nuk i ke patur,jo per ndonje gje por ti i perket Gjeologjise inxhinjerike,pasi ate Gjenetike jane fare pak (me gishtat e nje dore) qe e studiopjne.Hyre ne kete Dritare sepse ke per te qene i kompletuar mjaftueshem me ato njohuri qe nuk do lejosh kend qe t.ia fusi kot,jo vetem ti por edhe ata profesora qe ti iu referohesh me nje bindje te cuditeshme.Me fal per ndonje gabim ortografik por jo shkencor.dhe sinqerisht ju pershendes pasi mua me pelqejne ata njerez qe debatojne ne fushen e Shkences…E Perseris Shkence eshte vetem Gjeologjia Gjenetike..dhe s,ka tjeter…

  • çfare don me thene qe u zbulua oksigjen ne uje??? uji eshte H2O ,dmth gazetare debile , nje oksigjen i lidhur me dy hidrogjen(e thene ne menyre vulgare) ….si e ke perkthyer kete lajm? na e shpjego pak me mire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *