Pas takimit pesë orësh me kreun e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka treguar se mes Bashës dhe të rinjve është ngritur sërish një urë besimi, në sajë të një premtim konkret për marrjen e garancive statuore.
Kreu i FRPD-së në një prononcim për “ABC News” tha se: Është vënë një tullë e parë besimi në këtë marrëdhënie dhe është bërë një hap i parë shumë i rëndësishëm.
Këlliçi tha gjithashtu se në takim u fol hapur dhe për gjithçka, e ndërsa ka ardhur edhe ndjesa nga kreu i PD-së Basha.
Po ashtu Këlliçi deklaron se në takim u fol për ndryshime të cilat do të garantojnë përfaqësimin e forumit jo vetëm në grupin parlamentar, por edhe në strukturat e partisë dhe këshillat bashkiakë apo për kryetar bashkish në zgjedhjet lokale.
“Ka qenë vetë zoti Basha që ka promovuar në maksimum, dhe përtej kërkesave tona këtë strukturë, ka promovuar gjithë kohës FRPD, ka promovuar strukturën e forumit në të gjithë Shqipërinë me premtimin e tij se 35 % e kandidatëve do të vinin nga radhët e forumit.
Ai ka pranuar edhe vetë se është bërë një gabim për sa i përket përfaqësimit të forumit për faktin se sot nuk kemi asnjë përfaqësues nga forumi në parlament. Dhënia e bazës së besimit ka ardhur me një premtim konkret për marrjen e garancive statuore dhe përfaqësim me kandidatë në zgjedhjet vendore.
Ndryshime të cilat do të garantojnë përfaqësimin e forumit jo vetëm në grupin parlamentar, por në radhë të parë në organet vendimmarrëse në Partinë Demokratike, në strukturat e partisë dhe pse jo në këshillat bashkiakë dhe të kemi edhe ne kandidatë për kryetar bashkish në zgjedhjet lokale duke nisur nga viti 2019,” tha kreu i FRPD-së.
E ndërsa për platformën e ngritur nga Astrit Patozi, e cila mbështetet nga sekretari i përgjithshëm i FRPD-së, Këlliçi tha se e rëndësishme është që të gjitha kritikat, diskutimet, sugjerimet të bëhen brenda forumeve të Partisë Demokratike dhe brenda organeve vendimmarrëse të PD-së.
“Target sulmi është vetëm një, dhe ai është Edi Rama”, shprehet Belind Këlliçi. E rëndësishme është që e shkuara është lënë pas, me një kusht të vetëm, për të mos u harruar.

Ju lutem ditore te Dites mos na jepni kaq shpesh kete kellire kombetare..
kujt i rruhet cfare bene lulbash krimineli me kellicat dhe kerricat e tij
.
Do ju mallkojne jetimet e21 janarit 2011 qe ky xhaferr deve xhunior i vrau baballaret…
SERBasha takim me studentët,
pedagogia e quan “Vrasës”!
2 Maj 2011 – 20:02
Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e sotme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar SERBashës me fjalët: VRASËS!
…………..
Të gjendur në vështirësi, truprojat e SERBashës mesohet ta kenë nxjerrë jashtë pedagogen në fjalë me dhunë. Sipas personave të pranishëm në takim, studentët e kanë duartrokitur gjestin e pedagoges së tyre.
Flora Osmani dhe është pedagoge e lëndës së Analizë Algjebër. Po sipas këtij burimi, Basha i është drejtuar zonjës me fjalët “do e shohim pas 9 majit cili është vrasës!”
Më pas, takimi vazhdoi me fjalën e SERBashës i cili ftoi studentët e fakultetit të ndërtimit të bëhen pjesë e hartimit të planit të ri urbanistik të Tiranës, dhe projekteve të tjera zhvillimore.
Kliko për videon
http://www.youtube.com/watch?v=fz3b80smJF0
beu lindi kerric