Zbulohet përgjigjja amerikane: Argumentet pse iu refuzua viza prokurorit

Elton Tafaruci

Ambasada e SHBA ka argumentuar refuzimin e vizës për kryeprokurorin e Durrësit me faktin se nuk ka arritur të provojë se ka lidhje të forta për tu rikthyer në Shqipëri pas vizitës së përkohshme në SHBA.

“Aplikantët zakonisht I përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA. Këto lidhje, përfshi ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA” thuhet ndër të tjera në shkresën e ambasadës amerikane që i është dorëzuar Agron Gjanës.

Letra është publikuar nga Gazeta Shqiptare

Letra

Share This Article
1 Comment
  • Me fjale te tjera ambasada i ka then: ti merr rrogen si prokuror por je hajdut me vule e firme ne emer te shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *