Zbulohet pista kryesore e hetimeve për atentatin në Vlorë, i plagosuri vëllai i të dënuarit për masakrën e Çoles

Gazeta Dita

Të tjera detaje janë bërë të ditura për atentatin me 3 të plagosur sot paradite në qytetin e Vlorë. Personi që ishte në drejtim të mjetit dhe u plagos rëndë është Ferdinant Llanaj 39 vjeç. Po kështu mbeti i plagosur dhe personi që udhëtonte me të Dritan Bega 52 vjeç dhe djali i tij vetëm 8-vjeç që ishte me të në makinë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Panorama” mëson se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi i plagosuri është vëllai i Aleksandër Llanajt, njërit prej të dënuarve për masakrën e Çoles në 7 prill 2015. Kujtomë se Aleksandër LLanaj është dënuar nga Gjykata e Apelit e Vlorës me burg përjetë. Ndërkohë  në vitin 2011 është vrarë edhe Baftjar Llanaj, babai i Ferdinant dhe Aleksandër Llanajt.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg.

Ferdinand Llanaj është njëri prej dy të plagosurve në atentatin e sotëm në rrugën Transballkanike në Vlorë, i cili dyshohet të ketë qenë edhe objektiv.

Emri/ Kush është 39-vjeçari që mbeti i plagosur në Vlorë, i ekzekutuan babain 6 vite më parë

Të tjera detaje bëhen të ditura nga ngjaja që tronditi qytetin e Vlorës paraditen e sotme, ku mbetën dy persona të plagosur nga një atentat me armë. “Panorama” ka mësuar identitetin e të lënduarve të cilët janë Ferdinant Llanaj 39 vjeç dhe Dritan Begaj 50 vjeç.

Njëri nga të plagosurit Ferdinant Llanaj, është djali i Baftjar Llanajt i cili është ekzekutuar më 15 qershor 2011, në afërsi të Selenicës.

Reagon policia për atentatin me dy të plagosur në mes të Vlorës, ja çfarë thotë

Policia ka reagur me ane te nje njoftimi per media lidhur me te shtenat me arme zjarri qe u shenuan sot ne Vlore. Sipas njoftimit behet e ditur se kane mbetur te palgosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç.

Njoftimi i policise

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.

Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

e3f10a37-0a91-4d92-a756-223pistoletamakina-vlore

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *