Zbulohet plani ‘top sekret’ i Italisë për të përballuar pandeminë Covid-19

Ornela

Qeveria italiane kishte një plan për të menaxhuar situatën në rast se do të prekej nga koronavirusi. Kjo është zbuluar së fundmi nga mediat italiane, të cilat kanë zbardhur informacionin se qeveria italiane që në muajin shkurt të 2020 kishte hartuar një plan top sekret kombëtar për përballimin e një epidemie që po mbërrinte në Europë.

Në një dokument prej 40 faqesh me grafikë, tabela e të dhëna statistikore ishin parashikuar tre skenarë të mundshëm për përballimin e epidemisë së koronavirusit.

Ekzistenca e këtij plani u vërtetua dhe nga publikimi i verbalëve të mbajtur sekret nga Komiteti Tekniko Shkencor, të cilat u bënë publike pak ditë më parë nga autoritetet italiane.

Ndër 95 verbalet e publikuara, i pari daton më 7 shkurt 2020 e në verbalin e 2 marsit 2020 specifikohet ekzistenca e një plani kombëtar anti-Covid, i firmosur nga të gjithë anëtarët e Komitetit Tekniko Shkencor, e ku nënvizohej ruajtja e rezervuar e përmbajtjes së tij.

Plani është hartuar më 19 shkurt 2020 e është plotësuar në dokumentin e tij final më 22 shkurt 2020 me objektin menaxhimin e duhur të infektimit në territor e në sistemin spitalor, duke garantuar kujdesin shëndetësor për të reduktuar sëmundjen, vdekshmërinë e duke zbutur pandeminë.

Në 40 faqet e këtij plani përcaktohet përparësia me furnizime si doreza, këmisha, veshje spitalore, e mbi të gjitha disponueshmëria e sa më shumë shtretërve në repartet e terapisë intesive.

Ruajtja sekret e përmbajtjes së këtij plani ishte për të mos trembur popullsinë me projeksione e të dhëna dramatike.

Tre skenarët e mundshëm të pandemisë të parashikuara në këtë dosje u zbardhën dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Programacionit Shëndetësor Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Andrea Urbani.

Duke iu referuar ecurisë së pandemisë në Kinë në Itali ishin parashikuar tre skenarë; Niveli i rrezikut 1 me një infektim sporadik e përhapje lokale të epidemisë; Niveli i rrezikut 2 me përhapje lokale të infektimit por me një presion të lartë në sistemin shëndetësor publik; Niveli i rrezikut 3 me përhapjen e infektimit të virusit, rritje të presionit në sistemin shëndetësor publik e marrje të masave të jashtëzakonshme që përfshinin të gjitha entet e strukturat jo vetëm shëndetësore.

Dokumenti top sekret i qeverisë italiane hapet me disa mesazhe kyçe që i referohen Kinës si një vend ku epidemia pati një infektim me rrezik të lartë si dhe marrja e masave urgjente e radikale si të domosdoshme për të reduktuar efektet e pandemisë e për të mbajtur nën kontroll virusin.

Plani kombëtare sekret i qeverisë italiane kishte parashikuar organizimin e numrit të shtretërve të nevojshme në repartet e terapisë intensive, përdorimin e rezervave të instrumenteve të mbrojtjes personale në sistemin shëndetësor publik e koordinimin mes pushtetit qendror e rajoneve për qarkullimin e lëvizjen e personave si dhe të rregullave e principeve autonome që duhen kapërcyer në rast emergjence kombëtare.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po ku e dinte Italia qe pas Kines, pandemia do te vinte se pari ne Itali?

    Apo Covid-19 i mori ne telefon dhe ju tha qe kishte prere bileten Kine-Itali.

    Kjo verteton se mashtrimi Covid-19 ishte planifikuar shume kohe me pare dhe ishte nje mision i detajuar, se si do te aplikohej ne vendet Europiane. Italia ishte zgjedhur si pika e pare e zbatimit te ketij operacioni, nga ku pseudopandemia do te ” infektonte ” me pas te gjithe Europen.

    • Italia nuk e dinte qe do ti vinte rradha pas Kines. Por ne nje situate epidemie, cdo shtet me tru ben gati planet se cfare do te beje po ti zere halli vete. Kjo eshgte ABC e shendetit publik. Cdo vend normal ka plane se cfare do te ndodhe ne rast epidemije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *