Pas kompanisë “Gulf” është zbuluar se qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri.
Emri i Gogokhias u bë i njohur në vitin 2013 gjatë skandalit të korrupsionit, që çoi në arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë të Tbilistit, Giorgi Ugulava.
Sipas prokurorisë gjeorgjiane ish-kryetari i bashkisë dhe Gogokhia kanë pastruar përmes kompanive offshore mbi 1.5 milionë dollarë para krimi, përmes të cilave kanë financuar fushatën e partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në Gjeorgji.

Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania “Sun Petroleum Albania” është themeluar në 12 shtator të vitit 2013, kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re.
Nga hetimet është zbuluar se “Gulf” ka marrë me qira 70 pika karburanti në të gjithë vendin, që më pas janë vendosur me urdhër të prokurorisë në ngrirje provizore.
Dhe rezulton se, mashtrimi që kap vlerën e disa milionë euro është kryer brenda 15-19 prillit, sikurse thonë dhe burimet e grupit hetimor të Top Channel-it.
Më të dëmtuarat rezultojnë tre kompani transporti, ndërkohë që ende nuk dihet se sa është numri i qytetarëve të cilëve u është shitur tolloni me vlerë nga 1200 lekë deri në 1300 lekë për litër.
Ndërkohë, prokuroria ka shpallur në kërkim Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë Irakli Zvanidze që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.
s.a/dita

E NJEJTA HISTORI KOMUNISTE QE PERSERITET SI GRAMAFON I PRISHUR
Mjaton te ndjekesh historine e ARMOS qe te bindesh se pushteti eshte pjese e aferave mafioze me seksere te stisur,
sepse:
Pyetja qe lind vetvetiu:
PO SHTETI DHE PUSHTETI KU ESHTE?
Apo nuk e dine se ku bie ne harten e Botes “Gulfi” si Bamir Topi qe nuk dinte se ku binte Gerdeci?
Ku eshte ky EDI RAMA sa here qe ka ngjarje te jashtezakonshme zhduket. Del ne skene vetem si te rrjepim biznesin e vogel dhe si ti shtojme taksat shoqerise shqiptare. Ne anen tjeter biznesi i modh dhe oligarket zhdukin miliarda evro. Ky fare debili po ben shtet dhe qeveri si thone militantet e Rilindjes??!!
Eshte kaq pa skrull kur thote se flet ne mer te popullit, kur 56% e votuesve nuk ka marre pjese ne votime, 21% ja kane dhene opozites dhe 23% ja kane dhene PS-se. Nuk ka as çerekun e votuesve dhe thote se kam fituar bindeshem. Demagog dhe mashtrues ordiner.
E keni fjalen per Gjeorgjianin Ilir Meta.
— ooo Arifoo..
shiko se mos eshte Aleksander Goga …. mor burrr..