Jahti që është gjetur i braktisur pak ditë më parë në afërsi të bregdetit të Shëngjinit, u mendua se i përkiste shtetasit turk me emrin Sezgin Yavuz, pasi policia kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e tij në jaht.
Në bazë të këtyre dokumentave, policia hodhi dyshimet se Yavuz mund të ishte pronari i mundshëm, por nuk arriti ta konfirmojë dot këtë, pasi në jaht nuk ndodhej askush.
Policia, në bashkëpunim me homologët në Ankara dhe me Interpol Tirana, ka nisur kërkimet për Yavuz, por pronari i jahtit “Atik Bey”, i cili tashmë është ankorur në portin e Shëngjinit rezulton një tjetër shtetas turk me emrin Nedim Akyuz.
Ky e ka blerë jahtin e llojit kataraman një vit më parë, sipas kompanisë Tur Marine. Kompania ka postuar një foto ku është përmendur emrin e jahtit dhe i pronarit të mjetit.
Në bazë të monitorimit të lundrimeve, më 30 gusht, jahti Atik Bey ka qenë në Budva të Malit të Zi. Në këtë datë, nga Budva, Akyuz ka postuar një foto në Instagram.
Javën e fundit të gushtit, “Atik Bey”, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, siç shihet në foton e destinacioneve të regjistruara nga Vessel Finder.
Më 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA.

Një tjetër sistem monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë.
Në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, pronari i saj Nedim Akyuz ka hedhur një tjetër foto në rrjetin social.
Nedim Akyuz, nga kërkimet rezulton se është biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi.
Ende mbetet mister çfarë ka ndodhur dhe pse jahti u gjet bosh.
e.ll. / dita

Qofte Javyzi,qofte Jakyzi,ketu ka tradhti burra!
Nuk e hedh tjetri kot vaporrin ne mes te detit!
Kur rruga QafeThane -Durres ishte han pa porta,shoferet turq,qe sillnin drogen me maune nga Turqia,sapo zbarkonin MALLIN ne Magazine,i hidhnin maunet ne humnere.Ja vlen barra qerane.
Prandaj mos ju gezoni maunes pa zot qe gjetet ne det,se kjo pune eshte si arma e krimit qe e gjen ne ferret.Mos ju gezo kot,por mos e prek fare,coje ne Turqi,se e gjejne vete turqit ku fshihet Javuzi me Jakuzin.