Zbulohet se kush është Renato Cepa, identiteti i dytë i përdorur nga Arben Frroku

Dita

Por kush është Renato Cepa, identitetin e te cilit e mbante Arben Frrokut gjate arrestimit ne Holande?

Televizioni Klan ka mësuar nga burime të Policisë së Shtetit se shtetasi Renato Cepa 49 vjeç jeton në Korçë në Lagjen numër 3, në rrugën “Nesti Dishnica”  dhe është babai i tre fëmijëve, ka jetuar për shumë vite në  Greqi.

Ky shtetas po kërkohet nga Policia shqiptare të merret në pyetje  si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e falsifikimit të dokumentave të tij.

Arben Frroku  u ndalua  me datën 6 Mars në Schipol, pranë aeroportit të Amsterdamit, nga një kontroll rutinë i policisë holandeze, për verifikim dokumentacioni.

Ai ka paraqitur një pasaportë dhe patentë greke, me identetin Renato Tsepa, i lindur në Korçë, më 15 nëntor të vitit 1967.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *