Zbulohet sekreti më i madh i Moxartit

Ornela

Pas pesë viteve hulumtim, Martin Jarvis, Profesor në Universitetin Charles Darwin në Australi, ka konfirmuar një zbulim që mund të ndihmojë që të kuptojmë më mirë talentin e Moxartit. Me sa duket, motra e madhe e gjeniut ka qenë një kompozitore e madhe e asaj periudhe që ka ndikuar drejtpërdrejt tek muzikanti.

Partiturat e Maria Anna Mozart, motra e Wolfgang Amadeus Mozart janë zbuluar mes atyre të gjeniut të muzikës, siç konfirmon Martin Jarvis dhe një ekip analistësh të mjekësisë ligjore. “Kjo do t’u japë studiuesve të Moxartit një optikë të re përmes së cilës duhet të shohin dorëshkrimet e tjera”, thotë profesori përmes një deklarate.

Zbulimi është interesant sepse sipas profesorit, Maria Anna me siguri nuk i ka nënshkruar kompozimet e saj muzikore sepse në shekullin e XVIII, kjo nuk u lejohej grave. Të dhënat e publikuara përfaqësojnë një pikë kthese në historinë e muzikës klasike, pasi motra e madhe e kompozitorit ndoshta ka ndikuar drejtpërdrejt tek muzikanti duke krijuar melodi që ai t’i luante në moshën 4-5 vjeçare.

“Kemi gjetur deri tani më shumë se 20 copëza muzikore që me shumë mundësi i ka kompozuar Maria Anna Mozart”, shpjegojnë studiuesit. /DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *