Zbulohet sëmundja bashkëshoqëruese, e cila ia bëri COVID-in fatal Bashkim Finos. Qeveria kishte akorduar tri herë fonde për kurimin në Itali, në dhjetor humbi edhe nënën

redaktor

Bashkim Fino u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne.

Lajmi për infektimin e tij me COVID u dha në datën 13 mars.

Por koronavirusi nuk i ishte e vetmja sëmundje nga e cila Fino vuante.

Ish-kryeministri kishte kohë që vuante nga leucemia, ndërsa kishte bërë transplant palcën dhe prej kohësh trajtohej në Milano.

Qeveria ka akorduar tre herë fonde për kurimin e tij në Itali.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Fino humbi edhe nënën.

Fino, ishte një politikan i njohur në Shqipëri, në vitin 1997 e në vazhdim ai ishte anëtar i Kryesis së Partisë Socialiste.

i.b. / dita

 

Share This Article
20 Comments
  • Mediu i mirë
    Elegji për Bashkim Finon

    Vjen befas ky lajm i trishtë,
    Shumë po na pikëllon,
    Për njerëz të mirë si ty,
    Zemra po loton.

    Ne për dreq kemi ca huqe,
    Të mirat tjetrit ia harrojmë,
    Kërkojmë veç të këqijat,
    Dhe po s’pati ia sajojmë.

    Nuk harrojmë o Baçi,
    Kur në 97-tën erdhe,
    Dhe mbi zemrat tona,
    Shpresë dhe besim derdhe.

    Vendose shtetin përsëri,
    Në atë vit të mallkuar,
    Kur nuk ngeli një njeri,
    Pa dy-tri armë në duar.

    Ku u vranë u sakatuan,
    Me mijëra njerëz pa dallim,
    Ti vërtet erdhe atëherë,
    Si një kryeministër trim.

    Me kujdes dhe i sigurt,
    Vure vendin nën kontroll,
    Ferrin që pas na la,
    Berisha si monopol.

    Ndaj dheu i lehtë të qoftë,
    O Bashkim Fino i mirë,
    Nuk do të harrojmë lehtë,
    O Baçi o zemër-dlirë.

  • DITA: Nuk mund të rrija pa shkruar për B.Finon,njeriun e mirë,Kuadrin kopetent në të gjitha detyrar e ngarkuara,Familjarin shëmbullor,Socialistin që drejtoi vëndin në vitin e ZI 1997.
    -B.Fino do mbahet mënd në Shqipëri dhe jo vetëm për 99.99 % të punëve shëmbullore në të gjitha detyrat e shumta të ngarkuara nga PS. Në 1 % B.Fino gaboi me S.Berishën se nuk e lejoi,i mbushi mëndjen të mos ikte nga vëndi,të thyente qafën pasi i solli më pas shumë tragjedi Shqipërisë.
    -Për B.Finon do shkruhet e flitet shumë veç për mirë.Nga goja e tij nuk dëgjuam asnjë shprehje mallkuese edhe për ata që i bën gjëmën këtij vëndi në 30 vite, ku Ai drejtoi si KryeMinistër i pajtimit kombëtar në moshën 35 vjeç.
    -Ngushëllime familjes,i pa harruarë kujtimi B.Finos.

    • Prap ti more fshatar injorant ketu ne diskutim?! Por rri ore ne shtepi dhe mil lopen. Si nuk e kupton se je nje idiot?!

      • Gagaq pse foli. mire per Bashkim Finon spo te vjen mire!!!!
        ne vitin e mrepesht te 97 bashkimi beri histori o gagaq
        se po te ishte per berishen cdo gje dhe ti do ishe ne pajdh te sateme
        Nejse sot po falsim per bashkimin dhe i qofte dheu i leht
        dhe ngushllime familjes tij
        Ti gagaq ngushllou per berishen se te ka ngele kufome pa varr

        • Or taj Zef,
          Bashkimi u prefte ne paqe.
          Komenti im eshte per Etemin, i cile kur shkruan, duket se ben raportin dhe dikutimin ne organizaten e bashkimit te rinise.
          Ate vitin e mbrapsht, e kam jetuar si ty, dhe fajtore jane Saliu por jo me pak te majtet. Besoj se e mban mend qe firmat piramidale kontrolloheshin dhe drejtoheshin nga te majtet.
          Sot nuk po e zgjas me me firmat.
          Sic e thashe, Bashkimi u preft ne paqe,
          Por kete Etem fshatarin nuk e duroj dot, se me kujton mbledhet e BRPSH. Nivel shume i ulet.
          Edhe ti, or taj Zef, kontrollo nervat.

        • Or taj Zef Mici,
          Bashkimi u prefte ne paqe.
          Komenti im ishte per Etem katunarin, sepse diskuton sikur eshte ne mbledhje te rinise ne shkollen Skenderbej.
          97’en e kam jetuar si edhe ti. Fajtor eshte Saliu, por edhe te majtet, sepse ata ishin ata qe kontrollonin firmat piramidale. Gati vrame njeri tjetrin, lufte civile si ne Ruanda. Besoj se u kujton krimet bandave ne jug.
          Edhe nje here, Bashkimi u prefte ne paqe, por keshilloje shokun tend Etemin, mos na caje me koken.

          Or taj Zef, ma shpjego pak kur te kesh mundesi mbiemrin tend “Mici”, cfare kuptumi ka.

  • Qeveria Rama paska ankorduar 3 here fonde per te kuruar Finon ne Itali.
    Pra as Rama, as Manastirleshja e as vete i ndjeri Fino nuk i kane zene bese Shendetesise Falas Made in Rilindja kur eshte fjala per anetare te Kryesise PS, por e trumpetojne ate vetem per popullin edhe neper fushate.

    • Nuk behet fjale per procedure te zakonshme, rutine, te Shendetsise.
      Eshte specialitet me vete qe nuk ka mjeke specialiste dhe teknologji ne Shqiperi.

      • Dhe kushdo tjeter qe nuk eshte anetar i kryesise PS e ka semundjen si Fino e dergon qeveria jashte me fondet e akorduara disa here ? Si veshtire te ngjase keshtu …

  • Salih Berisha e ka besue kualitetin e Bashkim Finos
    dhe ai ia afron postin e perkrahjen ! Andaj Finos i qofte
    dheu i lehte Por Salos mos i ngjitni bishta Ju bisha
    sociapisa ! Salo eshte nje shqiptare faqebardhe
    Dhe te mirat e tij i gezofte shqiptarija !

  • Parja haram eshte cdo here kur fitohet ne kurriz te popullit! Fino ishte i mire dikur, pastaj u ba barrkmadh si gjithe socialistete qe u bene multimillionera duke hequr sicili ne cope lekure prej Shqipnise!

    • Ne nje varr, ne vorrezat e Korces, kur kam qene i vogel, me ka bere pershtypje nje shkrim, i shkruajtur ne nje leter qe mbajej nga nje engjel. E gjitha ishte prej mermeri.
      Shkrimi ishte: “Veshtro o kalimtar, punon por nuk mendon se per dy metra toke punon”.
      Ndersa tani ky epitaf do tu shkonte gjithe politikaneve, por I thene ndryshe: “Veshtro o politikan, vjedh por nuk mendon se per dy metra toke vjedh”.

  • Tre here fonde per kurimin e bashkim fino?
    Po ky vodhi e grabiti sa deshi.Ishte i trembur me pasuri e lek te papare.
    Sinqerisht atij vendi mos ja pafsha syte kurre.Dalin deve tregojne pa pike turpi fare.
    Nderkohe miliona shqiptare vuajne per buken e gojes.Pagesat shumeeee te uleta ,çmimet ne rivelin e Evropes.
    Shtet dhe Popull pa asnje te drejte biles nuk ben pjese fare ne Unionin Europian ,nderkohe legjistaturen e ka Europiane.Por pa asnje lloj perfitimi nga ato qe kane vendet e Bashkimit Europian.
    Vdiq Bashkim Fino.Edhe? Sa mijera shqiptare vdesin perdite dhe per nje dore lekesh se nuk i kane te kujtohen?!
    Ketij zuzari hajdut i paska akorduar shteti Shqiptar plot tre here fonde per tu kuruar ne spitalet me te mira te botes.
    Hajer mos paste ai vend me maloke dhe me laluce.Me kosovar edhe me çam.
    Nje vend qe ha pjellat e tij nuk e meriton as te egzistoje.
    Nje vend qe pranon zgjedhen skllaverore me deshire nuk ka te drejte morale te egzistoje.Nje vend qe mburret per Trimeri dhe Burreri ,por qe ua shkerdhen mustaqet nje pleher kineze qe ka uniforme amelikane, eshte vend pa burra por me sumshkerdhyma.
    Nje vend i tille hipokrit dhe i pabese ne plot kuptimin e fjales nuk ka asnje te drejte morale dhe as juridike te egzistoje.
    Nje vend qe nuk i siguron dot buken e gojes shtetasve te tij eshte vend i poshter dhe i pabese.
    Nje vend qe reklamon zyrtarisht *investitore* si ndrek Luca eshte llahtari psikike.
    *Business man* monopolist.Me perkarhje te pamase shteterore (se e ben automatikisht oligark) se vjedh pasurite kombetare (gjasme i ble) dhe paguan punetoret me rroga komunizmi akoma,nderkohe tregun e ka ne Bashkimin Europian me cmime tregi Europiane.
    Dhe keta paturpersisht dalin sot dhe thone qe i kane akorduar tre here fonde per kurim bashkim Finos. A thua nuk ka pasur lek jezidi ka qen keq.
    Po ky vodhi miliarda dhe viste akoma.
    Turp te keni fare e ndyre sklleverish imoral.

  • Pra,simbas edhe te komenteve,sot flamuri yne kombetar,na qenka ulur,ne gjysem shtize,per te nderuar,kete oligark origjinal gjirokastrit,prej me te pareve ne Shqiperi.Qe ne detyren e Kryetarit te Bashkise,ai rriti pasurine (qe e kishte filluar me perpara,se si,e dine vetem ata qe e njohin mire) dhe kur,”prej hallit” Namiku i Doklajve,qe e ka njohur birinxhi,e propozoi per ne qeverine e pajtimit.Por Gjirokastriti,per “t’u treguar i sinqerte”e deklaroi sapo mbriti ne Tirane,se para kesaj detyre,ai ishte me para,dhe mos kujtoni se do vjedh.(deklaroi ne ate kohe se kishte mbi pese milion dollare-pa treguar se si e qysh,por gjirokastritet e dine mire,sidomos Vasil Naci).De vertete pa “vjedhur”por me dhurata,ai filloi me ujin e Glines,me pas me boreton e keshtu deri sa cigarja,nuk po i shijonte me,por filloi Puron.Qejfliu,duke u bashkuar edhe me Nanon,kerkonin ne zgjeronin “frekuentimet”,bile nuk nguruan as me kosovaret,megjithese me disa,nuk u heci.Por cudia me e pabesueshme,eshte ulja e flamurit,ne gjysmen e shtizes.Pse?Per kete edhe vete flamurit e vjen turp.Sa te semure,pa te ardhura,kerkojne dhe as nuk i nxjerrin jasht per kurim,e jo me t’i japin edhe disa here benefite ,per mjekim.New kerkim te shpelles se Sazanit,te Ali Babes,me 40 hajdute,desh te merrte edhe kryesine e sporteve shqiptare (per dy aresye,sepse eshte burim i pa shtershem parash,pa te hyre gje ne kembe,por edhe sepse nuk kishte cte bente si deputet (ishte kthyer ne parazit,dhe me sportin,do kalonte kohen).Gjitsesi,si njeri,na vjen keq,qe largonet ,bile shume heret ,prej kesaj bote,i qofte i lehte dheu,dhe familje,,ngushellimet tona.

    • Vetem me nje perqindje te vogel te pasurise e vjedhur do maftonte te paguhej fatura e spitaleve, por si kerma qe jane, kane neps te vjedhin nga paret e popullit. Dhe duke ngordhur vjedhin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *