Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli ka publikuar disa të dhëna mbi fushatën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.
350 mijë euro është shifra që raportohet se Qeveria e Serbisë ka paguar tek zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Republikës Qendrore Afrikane, që ky shtet të tërheqë njohjen e Republikës së Kosovës.
Është Vladimir Cizelj personi që, sipas mediave, është ngarkuar nga Beogradi për fushatën për tërheqjen e njohjeve.
Ai njihet edhe si këshilltar i Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.
Qëllimi është që numri i shteteve që njohin Kosovën të jetë më pak se gjysma e anëtarëve të OKB-së.
Republika Qendrore Afrikane e ka njohur pavarësinë më 22 korrik të 2011-ës, ndërsa në fund të muajit korrik të këtij viti, Daçiç deklaroi se shteti afrikan ishte tërhequr nga vendimi.
Ka patur dyshime mbi letrat e “mosnjohjes” që disa shtete, kryesisht afrikane, kanë lëshuar në mënyrë të papritur.
Ka patur raste kur letrat kanë qenë identike dhe madje edhe me të njëjtat gabime në tekst.
“Kosova do të marrë masa për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj”, – është shprehur ministri Pacolli.
Janë të paktën 13 shtete për të cilat Ivica Daçiç ka deklaruar se janë tërhequr nga njohja e Kosovës.
Por shpesh herë deklarimet e tij janë hedhur poshtë, si dhe ka patur raste kur ministrat e Jashtëm që kanë marrë vendimin e tërheqjes janë shkarkuar nën dyshimet e korrupsionit.
*****
Ne foto: Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Ministrja e Jashtme e Republikës Qendrore Afrikane
o.j/dita

I nderuar zoti Thano
Pa dashur te interferoje ne temen shume te rendesishme te ketij shkrimi per Kosoven, doja te terhiqja vemendjen tuaj mbi nje skandal qe po ndodh ne News 24 dhe qe tregon shume mbi raportet e semura dhe te rrezikshme te Kryeministrit me Median, e qe ndoshta pas ligjit te shtatorit “anti shpifje” do ndikoje edhe tek ju si Dita dhe gjithe te tjeret.
Irfan Hysenbelliuu, pronari plot borxhe i News 24, dy ditë më parë doli më vendim ekstrem.
Mbylli dy emisionet më të ndjekura, dy dritaret me më shumë audiencë në televizionin e tij emisionin e Adi Krastes, te vetmn ku kini pranuar te shkoni edhe ju zoti Thano, si dhe emsionin Te Paekspozuarit ku u denoncua skandali i madh i Unazes.!!!
Rama ka çuar në vend të tyre, një gazetar të qeverisë, njeriun e Ramës, ish-burrin e ministres në detyrë Balluku, njeriun e shumë përfolur Sokol Balla.
Adi Krasta një nga emrat me peshë të madhe në gazetari, me potencial debatues dhe arsyetues të rrallë, në pak emisione mundi të sillte gjithë vemëndjen e opinionit te emisioni i tij.
Polemizoi ashpër me ministrat e qeverisë, hapi dyert e emisionit për të rinj dhe zëra ndryshe, përcolli një tjetër formë gazetarie duke “kryqëzuar” live me fakte dhe argumenta të gjithë zullumqarët qeveritarë që nuk përballonin dot analizën dhe akuzat e Krastës.
Si një brilant i fjalës, me të vertetën në krah dhe vetëm me të, Krasta mundi të krijonte një audiencë televizive admiruese, polemizimet dhe analizat e bënë të ishte konkurues me shumë emisione që kanë vite e vite experience, monitorimet e nxirnin gjithnjë e më shumë në krye.
Por, sa më shumë ndiqej, sa më shumë lajme prodhonte, aq më armik shpallej. Shpallej nga qeveria, shpallej nga kryeministri.
Sepse Krasta punonte i lirë në një ekran ku pronar është një zullumqar lejesh ndërtimi, pazarxhi e lëpirës sa majtas e djathtas, vegël e Ilir Metës, kapter i Lulzim Bashës dhe “lëpirës” i neveritshëm i Ramës.
Atë që ta bën borxhi sta bën as perëndia. Jo kot, me argumenta e fakte duke pritur që Irfan Hysenbelliu të bëntë atë që dhanë lajmet dje.
Të dorëzohej pa kushte tek qeveria dhe kostot dhe fatura ishte e publikut, e shqiptartëve më shumë sesa një rrogë e munguar e të talentuarit Adi Krasta.
Irfani i shumë përfolur e akuzuar që mediat i ka si shërbime të qeverisë së radhës për përfitime e halle të tjera, u hoqi shqiptarëve zërin kritik dhe zërin e arsyes dhe ju dha zërin e ç’jerrë dhe të menderosur të Edi Ramës.
Nuk është vetëm Hysenbelliu, ka edhe të tjerë, me emra të ndryshuar, trafikantë droge pronarë mediash që marrin drejtoreshat e qeverisë, ka të tjerë që kanë kasafortat me miliona euro nga gjobat që vendosin në biznese apo çojnë pushtetarët, të tjerë që milionat e eurove i lënë në kazino apo i marrin si konçesione nga qeveria.
Adi Krasta është shembulli dhe dëshmia e fundit se në duart e kujt ka katandisur media në Shqipëri.
Cilët janë pronarët që median e kanë bandë për gjobën e radhës apo e përdorin për të mbushur thesin e tyre dhe misioni nuk është e vërteta dhe qytetarët, por hallli i xhepit të pronarit, taksat e papaguara të pronarit, gjobat e pronarit, lejet e pronarit, kazinot e pronarit edhe droga e pronarit.
Këta janë shumë pronarë dhe të gjithë peng të kryeministrit dhe qeverisë tonë që shpreson se me censurë e një tufë horrash në media do ju mbyllë gojën shqiptarëve.
Në fakt kur të merr peng, droga, borxhet, korrupsioni dhe klientelizimi i disa sharlatanëve, ky është fillimi i një fundi të dhimbshëm dhe të pandalshëm jo për qeverinë, por edhe për opozitën që hesht e flet gjoja me parime, por mbron Xhemail Pasmaxhinjtë, Irfanët e Vjollcat me shokë e shoqe.
Ky fundi i pandalshëm i një bande në media është me pasoja fatale fatkeqësisht edhe për shqiptarët.
Hidhu perpjet nga inati o ziliqari i rradhes, por une i kam me paret me dhoma jo me thase por me dhoma
Shume thjesht e keni: mos e shikoni televizionin e Irfanit, mos blini ndertimet e Irfanit apo Irfanave!
Mendim gjenial ky i juaji! Por Irfani moj zonje eshte avokat mbrojtes i atij qe ju ka futur doren ne xhep dhe gishtin ne bythe. Mire per doren mund te mos e kesh problem. Por…eshte gishti ca shqetesues.
Kjo deshmon se nuk Meriton e as nuk duhej, e nuk duhet te bisedohet me Serbine, deri sa shteti serbe ende vepron e financon ne forma e menyra te tilla jo dempjkratike,jo politike e aspak reciproke. Kete duhet ta dije,nese ende nuk e ditka, faktori nderkombetar qe kerkon dhe kushtezon dialogun e Kosoves me Serbine.