Zbardhen detaje nga atentati me arme ndaj aktorit Mishel Manoku (Prela) te “Partizani” në Tirane.
Policia ne nje deklarate per mediat sqaroi sot se atentati qe perfundoi me plagosjen e aktorit Mishel Manoku (Prela) ishte i porositur me qellim vrasjen e tij, madje kundrejt nje shume te madhe parash.
Sipas kreut të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu per ekzekutimin e tij janë paguar 80 mijë euro, qe porositesi do t’ja jepte autorit. Në pranga sipas Veliut janë vënë, porositësi, ekzekutori dhe bashkëpunëtorët e tyre, pjese e nje grupi te strukturuar kriminal.
Gazetarja e “Panorama”, porositësi i ngjarjes, Ervin Zallumi e ka dashur të vdekur aktorin Prela, pasi ai është personi qe aktori ka tentuar ta vrasë me thikë në vitin 2010. V
etë policia, pranoi gjatë konferencës për media se motivi i vrasjes se mbetur ne tentative eshte hakmarrja, por pa e specifikur se per cfare hakmarrje behej fjale saktësisht.
