Zbulohet shkaku pse dy djemtë e Azem Hajdarit rrahën 20-vjeçarin

DITA Online

 

Dy djemtë e Azem Hajdarit kanë kaluar disa orë në Policinë e Shkodrës, pasi rezultonin persona në kërkim nga Policia e Tiranës, me akuzën “plagosje e lehtë me dashje”.

Kirjol e Azem Hajdari, 32 e 19 vjeç, u ndaluan të martën në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, por pas konsultimit me prokurorin, u vendos që të lihen të lirë. Ngjarja, për të cilën ishin shpallur në kërkim djemtë e Azem Hajdarit, rezulton të ketë ndodhur më 27 dhjetor të vitit 2017. Një 20-vjeçar i denoncoi vëllezërit Hajdari për plagosje, duke pretenduar se e kishin goditur në trup dhe në kokë me sende të forta.

Sipas të dëmtuarit, shtetasit Mikel Margjeka, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje, ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Saukut, ku ai banon. Por me njërin prej djemve të Azemit, të voglin që mban edhe emrin e të atit, ishte përballur edhe një herë më parë, 3 ditë para ngjarjes, në Varrezat e Dëshmorëve. Sipas deklarimeve të Margjokës, por edhe të dy vëllezërve Hajdari, gjithçka ka ndodhur për shkak të një cigareje hashash.

Më datë 24 dhjetor 2018, djali i vogël i Azem Hajdarit ka shkuar te varri i të atit, te Varrezat e Dëshmorëve. Një ritual, për të cilin ai është shprehur në Polici, se e bënte herë pas here. Teksa i afrohej varrit të të atit, ka parë dy persona që po qëndronin aty. Fillimisht ka menduar se mos ishin të afërm të tij, që ndodheshin aty për të njëjtin qëllim, por kur ka shkuar pranë tyre, nuk i ka njohur. Sipas tij, dy të rinjtë, njëri prej të cilëve Mikel Margjeka, kanë qenë duke tymosur cigare me hashash te varri i babait të tij.

Për Azemin 19- vjeçar, ky veprim ishte dhunim i varrit të të atit dhe ka debatuar ashpër me të rinjtë, duke i larguar nga aty. Debati me fjalë ka zgjatur pak minuta, ndërsa djali i Azemit është betuar se kjo ngjarje nuk do të mbyllej me kaq. Tri ditë pas konfliktit që djali i vogël i Azem Hajdarit ka pasur te Varrezat e Dëshmorëve me dy të rinjtë që pinin hashash, ka ndodhur konflikti për të cilin ai me të vëllain, Kirjolin, u shpallën në kërkim.

Dy vëllezërit kanë shkuar në një lokal në zonën e Saukut, ku janë përballur me njërin nga djemtë që pinte hashash te varri i Azemit, shtetasin Mikel Margjeka. Aty ka nisur një debat e më pas konflikt fizik mes tyre. Vëllezërit Hajdari dyshohen se e kanë goditur 20-vjeçarin Margjeka duke e plagosur lehtë. Ky i fundit, që sipas Policisë është person i dënuar më parë për vjedhje, ka pretenduar në Polici se është goditur me sende të forta në kokë dhe në trup.

Share This Article
8 Comments
  • cfare shkruani ne gazeta mor…KIRJOL-at dhe Azema-t..nuk late katunare idiote, hajdute e bandite e qelbesira si hajdari e hajdarat pa nxjerre ne gazete dhe pastaj hapni syte nga habija qe gazetat e juaja nuk i blen dhe nuk i lexon askush. na i nxirrni edhe ne fotografi sikut te jene super heronj dy copa muti tropoje qe u spermezuan ne dhomat e acarta te qytetit studenti. kujt po i plas se cfatre bejne keto qelbesira…pjella te nje debili qe nga pa breks e pabuks e pastrehe pasi vodhi e vrau u be me vila e pasuri ne tirane…na thoni ndonje fjale per vettungut a do ti zere vettingu keto qelbesira APO jo.

  • cfare shkruani ne gazeta mor…KIRJOL-at dhe Azema-t..nuk late katunare idiote, hajdute e bandite e qelbesira si hajdari e hajdarat pa nxjerre ne gazete dhe pastaj hapni syte nga habija qe gazetat e juaja nuk i blen dhe nuk i lexon askush. na i nxirrni edhe ne fotografi sikut te jene super heronj dy copa muti tropoje qe u spermezuan ne dhomat e acarta te qytetit studenti. kujt po i plas se cfatre bejne keto qelbesira…pjella te nje debili qe nga pa breks e pabuks e pastrehe pasi vodhi e vrau u be me vila e pasuri ne tirane…na thoni ndonje fjale per vettungut a do ti zere vettingu keto qelbesira APO jo.

  • c’pune ka hajdari Azem Hajdar (i ati) ne Varreza te Deshmoreve…pse perdhoset historia me mut

  • Qenkan dhunuar persedyti varrezat e deshmoreve , heren e pare kur u vendos ytat aty dhe tashti me keto dy fytyrat e rrugaceve!

  • Pse varri i ketij vulehumburit Azem Trapojani qenka te varret e deshmoreve te LANC??? Kam 20 vjet ne emigrim dhe kete nuk do doja ta besoja. Mos lendoni eshtrat e atyre qe dhane jeten per lirine e kombit me eshtrat ketij bazhibozuku trafikant, imoral dhe sojsez. Turp per ne si popull te pranojme cmenduri te tilla. Varri i ketij shpirtqeni duhet te ishte ne bjeshket e dhjerra te qoftelargut nga ai zbrriti. Turp, turp turp.

  • Perderisa aty prehet nji vagabond nga Tropoja varrezat e humbin vleren si akt deshmie te rene per kombin.Pastrojeni varrezat nga vemjet psikpate hajdut e te korruptuar ne menyre qe te dijme pse ti bejme vizite ati truellit herojsh e legjendar.

  • Ne varrezat e deshmoreve , tek varri babait ! Mos i quani me varrezat e deshmoreve se atyre u eshte tretur kocka tani, por i quani tek statuja nene shqiperi, varrezat e krimineleve ne demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *