Zbulohet shoqëruesja e parë e nuses në dasmën mbretërore

Leda Hysa

 

Princesha Charlotte ka vetëm pak ditë që është bërë 3 vjeçe dhe është pro dasmave. Ajo shkëlqeu në dasmën e tezes së saj, Pippa Middleton majin e kaluar dhe pritet që këtë vit të jetë po aq mirë në ceremoninë e princ Harry me Meghan Markle.

Dasma e tyre do të mbahet me 19 maj në kështjellën Windsor, ndërsa mediet britanike kanë zbuluar se Charlotte do jetë shoqëruesja e parë e nuses.

Ndërkohë pallati mbretëror ka zbuluar karrocën që ka zgjedhur çifti për të bërë shëtitjen rreth kështjellës. Është një prej pesë “Ascot Landaus” që gjenden në stallën mbretërore. Karrocat janë përdorur për ngjarje zyrtare si Kurorëzimet, Dasmat apo Vizitat Shtetërore.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *