Një arkeolog britanik pretendon të ketë zbuluar shtëpinë ku u rrit Jezusi. Ajo gjendet nën rrënojat e një manastiri në Nazaret.
The Times shkruan se Ken Dark, një profesor i Arkeologjisë dhe Historisë në Universitetin e Reading, beson se ka prova të asaj që thotë pas 14 vjet hulumtimi të hollësishëm në vend.
Dark filloi kërkimet e tij në 2006 në atë që ai e përshkroi si “pothuajse të harruar nga historianët”.
Në vitin 2015 ai botoi një artikull bazuar në gjetjet e tij paraprake duke pretenduar se kjo është shtëpia e Jezusit.

Ndërtesa daton në shekullin e parë dhe vendi tani strehon Motrat e Nazaretit.
Në kohët moderne, ishte në shekullin e 19-të kur u paraqit për herë të parë teoria se kjo ishte shtëpia ku Jezusi u rrit me Jozefin dhe Marinë, por teoria u refuzua në vitet 1930 dhe që atëherë ishte braktisur.
Pjesë të rëndësishme të ndërtesës i kanë mbijetuar viteve, duke përfshirë një shkallë prej guri. Në kulmin e shekullit të parë, ai kompleks ndoshta përfshinte një numër dhomash të banimit dhe depove përreth një oborri dhe një tarrace.
Ajo është gjithashtu e vendosur nën një kishë bizantine të shekullit të V-të VII.
Profesori thekson se kisha është “pothuajse me siguri” ajo e përshkruar nga një pelegrin në 380 dhe njihet si Kisha e Ushqimit.
Ideja për emrin është se ajo ishte ndërtuar mbi një kriptë që përmbante shtëpinë ku lindi dhe u rrit Jezusi.
o.j/dita

Kujt i takon tapia tani?Nuk ka egzistuar Jezu Krishti,keta flasin per Shtepinë ku u rrit ai!
Keto jane idjotesira , per te ushqyer opinionin me bar e kashte , sepse deri me sot , nuk eshte vertetuar shkencerisht se ka jetuar , ka lene te shkruar biblen dhe se eshte masakruar . Te gjitha jane sajime te prifterinjve , teandruara njera mbi tjetren dhe gjithecka flitet , eshte e bazuar thjesht ne tekstin e permirsuar kohe mbas kohe te Bibles !
Ner dashc me e dijt sakte , thote mikut nji tropojan kur po bisedonin ne obor me filxhanin e kafes ne dore : ” nji ky asht filxhani qe e kena qeras bac Bajramin (Currin) , kur na ka ardh nji here ne shtepi !
Kur miku e pa me kujdes filxhanin , ne te shkruhej me germa te medha NTLUS , per te treguar se keto ishin filxhane te prodhuar nga uzina e porcelanit ne Tirane dhe qe ishin porositur nga Ndermarrja Tregetare Lokale e Ushqimit Social , te viteve para 1990-es !
Hajde mos i beso keto perralla per te genjyer femijet !
Po Jozefi ishte baba ceni.Ne shekullin e 21 dhe akoma me idiotesirat e Jezusit,Muhametit,Budes.Ajo cfar mundet te jete pertej imagjinates tone ne kete pafundesi,nuk mund te shpegohet,me nje te lindur pa babe,nje te martuar me 40 gra apo nje te dale nga shpella