Zbulohet skema e kontrabandës së vezëve nga Maqedonia

Dita

Dy doganierë të pikës kufitare të Goricës në Korçë, rrezikojnë burgun për kalimin e 5400 kokrrave vezë kontrabandë, duke fikur kamerat e pikës kufitare. Hetimet për këtë rast nisën në shkurtin e këtij viti, ndërsa prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar kërkesën për gjykim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për Marigels Dodollin dhe Rigers Mulla.

Dodolli dhe Mulla kanë qenë në shërbim gjatë ditëve që kanë kaluar tregtarët Lubce Jono dhe Petre Mitre, por ata nuk i kanë regjistruar kalimet e tyre dhe për më tepër i kishin fikur kamerat.

Në këtë pikë kufitare sipas hetimeve, sistemi Tims nuk punon dhe kalimet shënohen në regjistër, por paçka kësaj dhe informacioneve që doganierët kishin për tregtarët në fjalë si të përfshirë në kontrabandë, ata sërish i kishin toleruar. Për këta dy shtetas është ngritur akuza e kontrabandës së mallrave të licencuara, ndërsa pritet që shumë shpejt kjo dosje të gjykohet në Korçë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *