Zbulohet skena si fermeri grek përdhunoi dhe vrau shkencëtaren amerikane

Elena Tase

Shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton, kishte shkuar në Greqi për një konferencë shkencore, por ka parë tmerrin me sy para se të vritej.

Ajo është gjetur e vdekur në një bunker nazist pasi ishte zhdukur disa ditë, ndërsa tanimë është zbuluar e gjithë dinamika e krimit makabër.

Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis, i cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vrasjes barbare.

Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, fillimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagazh, pa ndjenja duke çuar te bunkeri nazist.

Në bunker, 27-vjeçari e ka përdhunuar 59-vjeçaren, ndërsa kjo e fundit është përpjekur t’i shpëtojë, dhe ka luftuar me të, duke i ngulur dhe thonjtë, çka u vërtetua nga ekspertiza.

Pasi e ka përdhunuar, 27-vjeçari e ka vrarë atë dhe e ka lënë aty, ku është gjetur më pas nga policia.

Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera.

27-vjeçari u zbulua, pasi më parë kishte publikuar video dhe foto në rrjetet sociale, në tunelin ku u gjet e vrarë biologia amerikane, ndërkohë që policia ka zbuluar edhe gjurmët e makinës së tij në hyrje të tunelit.

Shkencëtarja Suzanne Eaton
Autori i vrasjes makabre, Yiannis Paraskakis

e.t./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *