Nga Roland Qafoku
Pak ditë më parë unë realizova një intervistë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për emisionin tim “Debati në Channel One”.
Intervistëm e zhvilluam në një sallë jo pak të njohur për nje gazetarët: Ndodhet përballë zyrës së ministrit dhe aty zakonisht kryhen pritje dhe takime të gjera që për ne gazetarët është e zakonshme. Por këtë herë në këtë sallë unë pashë një objekt që më bëri shumë përshtypje.
Tavolina e madhe ovale që shfaqet në foto është tavolina e mbledhjeve të qeverisë së Ahmet Zogut. I përket vitit 1924 kur ai e mori këtë post për herë të parë dhe po këtë tavolinë e përdori edhe kur u bë president i republikës, detyrë që luante funksionet edhe të kryeekzekutuesit.
Ministri Ditmir Bushati më tregoi se tavolina gjendej e hedhur në bodrumet e ministrisë së Jashtme dhe prej një viti specialistë dhe mjeshtra të punës me dru e kthyen atë në një gjendje jo vetëm muzeale por edhe funskionale.
Sot kjo tavolinë ka moshën 92-vjeçare dhe mund të jetë tavolina më e vjetër në Shqipëri që është në funksion akoma. Imagjinoni për një çast, në atë tavolinë, perveç kryeministrit Zogu, janë ulur personalitetet më të rëndësisme të kohës ndoshta më të trazuar që ka kaluar Shqipëria që nga themelimi I shtetit.
Ahmet Zogu ka qenë dy herë kryeministër : Hera e parë 2 dhjetor 1922 deri më 25 shkurt 1924 dhe hera e dytë nga 6 janari 1925 deri më 25 janar 1925 si dhe president i republikës me fuqi ekzekutuese nga 31 janar 1925 deri më 1 shtator 1928.



Edhe po te jete vertet e Zogut,ajo tavoline duhet djegur dhe jo restauruar.
O Turo nuk e kane fajin derrasat , e kane njerzit!!!
Pse ENVER HOXHA, hyri, jetoj dhe banoj ne vilat e ish pasanikeve te kohes, por nuk i dogji.
Pse ENVER HOXHA, kishte dhe perdorte mobiljet e shtetizuara te klases se deklasuar dhe armike.
Pse ENVER HOXHA, nuk e grisi sixhaden e SHEFQET BEJ VERLACIT, por e perdorte dhe e kishte te shtruar ne dhomen e pritjes. Por, bente edhe mbledhjet e Anetareve te Byrose Politike Komuniste, duke i thene qe shkelni sa me shume kete sixhade sepse shtypim klasen e bejlerve dhe ne asnje rast nuk e hoqi, nuk e hudhi ne kazanin e plehrave. Per keto ka edhe nje film dokumentar te TV Shqiptar.Tung.