I ndihmonte xhihadistët me transportin deri në destinacion, me ndihmën edhe të biznesit të makinave me qera. Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor për financim të grupeve terroriste shqiptare, biznesmenin pejan, Fatos Rizvanolli. Sipas mediave në Prishtinë, Rizvanolli, pronar i biznesit “Rent a car Tosi”, akuzohet se ka kryer transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbuluar financiarisht udhëtimet e tyre për t’ju bashkuar grupeve terroriste. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe bizneset dhe pronat e tij në Prishtinë dhe Pejë janë bastisur.
