Zbulohet vendbanimi mijëravjeçar në Korçë

Leda Hysa

 

Një varrezë, e cila daton në shek e 6 para erës sonë është zbuluar gjatë gërmimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP në Korçë.

Një vendbanim neolitik me më shumë se 800 varre është zbuluar në zonën e Turhanit, ndërkohë që së bashku me sitet e tjera deri tani është dokumentuar zbulimi i 3000 varreve, të cilat nisin nga periudha arkaike e deri në mesjetën e vonë.

Varrezat e zbuluara janë një dëshmi që tregon se zona e Korçës ka qenë e banuar në antikitet.

Sipas kreut rajonal te kulturës kombëtare në Korçë Gjergji Koki, zbulimet e dala në sipërfaqe sjellin të dhëna mjaft interesante mbi jetesën kulturën e zakonet, dëshmi që vijnë nga gjetjet në këto site te reja arkeologjike.

Këto nuk janë gjetjet e para arkeologjike që janë zbuluar gjatë gërmimeve për gazsjellësin TAP, pasi gjetje të periudhave të ndryshme janë zbuluar edhe në pika të tjera të rajonit të Korçës.

l.h. dita

Share This Article
1 Comment
  • Nje jave me pare u tha qe keto varreza jane te periudhes NEOliTIKE.Po te jete keshtu,materiali njerezor eshte nje pasuri e rralle,sepse nuk kemi mbetje njerezore per te krahasuar ADN e banoreve te asaj periudhe,me shqiptaret e sotem.
    Ne vitet 60-70,kur Frano Prendi dhe Muzafer Korkuti hapen siparin e studimit te asaj Periudhe,vleresoheshin vetem kultura materiale,kurse skeletet hidheshin.Studiusit shqiptare te asaj kohe as e imagjinonin rendesine e materialit biologjik,gjenetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *