Shkruar në Moskë, më 22 tetor 1954, kur studionte në Institutin letrar “Gorki”, kushtuar të fejuarës së tij Drita Shundi, me të cilën u martua më 1957 dhe jetuan së bashku vetëm 6 vjet. Jeta e tij u ndërpre tragjikisht më 1963 nga një aksident ajror në Irkuck të Siberisë tek kthehej nga Kina. Vjershën e zbulova në letërkëmbimin e tij dhe po botohet për herë të parë, si një homazh në kujtim të jetës së shkurtër të poetit dhe të veprës me vlera që la.
Nasho Jorgaqi
Lirikë
Që ditën e parë të dashurisë
Ne fjalët tona ligje i bamë:
Përgjysëm çastet e lumtunisë
Përgjysëm hallet tona ndamë
Çdo gja përgjysë do e kemi në jetë,
Qysh dy fatet i bashkuem
Kur njani frymëzim të ketë
Do të jetë dhe tjetri i frymëzuem…
Unë flas për ty e ti për mue
Si për vetveten, kush t’na pyesë
Dhe me ba fjal’ e me u zemrue
Të drejtë kemi gjyspërgjysë!
Në t’ardhmen, vajz’ a djalin tonë
Përgjysë do e kemi unë’ e ti
Por gjysmat tona gjithmonë
Janë e mbeten vetëm nji…/ Drago Siliqi

shume e bukur dhe e ndjere.
Homazh edhe per mesusen time te letersise ,Drita Shundi (Siliqi), qe si nji engjell i bukur dhe i dashur, mbolli ne nxenesit e .saj dashurine per letersine.
Ka qene mjaft i talentuar. E kam vene re nga ato vjersha qe i kam lexuar. Eshte humbur tragjikisht nje poet i vertete dhe jo fals si kinse disa te tjere qe luftojne çdo dite te pastrojne veten nga servilizmat e sherbimet qe i kane bere sistemit monist.
Lindje dhe vdekje. Kjo është e vërteta e jetës.
Historia shkruan të shkuarën e vdekur, shkenca përpiqet të zbulojë të fshehtat për ti vënë në favor të njerëzimit, por vdekja përsëri nuk ndalet.
Prehje në qetësi në nëndheun e vdekjes, lumturi, gëzim, dashuri dhe dhëmshuri paçi në segmentin e kohës “Lindje vdekje”.
DULGAR MOLLONDRA
Nje “premonition” i te paharruarit Drago: Nevitin 63-64 ,ne mos gaboj Drago Siliqi vizitoi Kuben dhe ndenji atje
pak a shume nje muaj e ca. Ne nje bisede krejtesisht te
rastit Drago me tha: ” Pas kesaj vizite ne Kube,do te bej nje vizite ne Kine .Te them te drejten e kam me shume
pishmanllek,se ckam nje parandjeje qe as une nuk e di
ta percaktoj” ! Kur mora vesht se avioni ne te cilin udhe-
tonte Drago ra ne Siberi dhe bashke me te e gjithe fami-
lja e Reiz Maliles,gruaja dhe dy vajzat,si dhe Xh.Baklla-
maja u trondita aq shume sa qe kete shqetesim te Dra-
gos ia tregova edhe shokeve. Ishte me te vertete nje tra-
gjedi e pa perseriteshme .Drago e kishte parashikuar fat-
keqesine e tij ! Ishte nje djale gazmor, i sinqerte,i shaka-
ve , optimist,por edhe nje intelektual plot pasion e ndje-
nja te thella . Kete histori eshte e para here qe po e shkru
aj nuk e di pse por se c’ me lindi ne keto lartesi kohore dhe pasi pashe kete fotografi te Dragos nje shkendije
nostalgjie me lindi per te . Edhe ne Kube Dragon ,miq e
dashamires te te dy gjinive kur e moren vesht vdekjen e
e tij dhe rrethanat tragjike ne te cilat humbi jeten perco-
llen kete dhimbje ambasades tone ne Havane . Te gjithe
ne qe e kemi njohur Dragon per nje kohe shume “fugaz”
nuk mund te mos shprehim dashurine dhe respektin tone
te thelle per nje poet,djale te ri , me perspektive te admi-
rueshme. …….! Respekte dhe vetem respekte e dashuri !