Me cilën gazetë ta ketë vallë Kaçi? :)

anazapta

Kastriot Islami në orën 9 të mëngjesit të ditës së djeshme, është shfaqur në News 24, këtë herë jo për politikë, por ekskluzivisht për të gatuar një nga pjatat e tij të preferuara. Një “ngjarje” të tillë televizive e ka paralajmëruar edhe në Facebook-un e tij pak para se të futej në emision.

Ajo që u mësua në fund të programit është se Islami është një… kuzhinier shumë i mirë, këtë nuk e themi në, por zonja që gatuan për programin, duke i vendosur notën dhjetë me yll.

Por gjatë bisedës, ndërsa kapërdinte karkalecat në tigan, Kaçi doli prapë te …pika e tij e dobët, vrapi. “Kam marrë një program Map my run në I-Phone dhe vrapoj çdo ditë. Ne jemi politikanë dhe njerëzit na ndjekin, madje disa gazeta kundërshtare janë bërë xheloze” – tha Kaçua. Ups! Po, po, kështu tha Kaçi dje, ndërsa gatuante me dy femrat e emisionit të mëngjesit. Me kë ta ketë vallë!? 🙂

Share This Article
12 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *