Sekretari i PartisëSocialiste, Taulant Balla, gjatë një takimi me banorët e Elbasanit, ku edhe kandidon sërish për deputet, u shpreh se me 25 prill Sali Berisha dhe Ilir Meta do të dalin nga politika shqiptare.
Numri dy i socialistëve gjatë fjalës së tij u shpreh se mënyra sesi Edi Rama përballoi pandeminë tregoi se në kohë të vështira Shqipërisë i duhen njerëz të sprovuar.
“Na duhet mandati i tretë me Edi Ramën sepse vetëm kështu mund të garantojmë vëmendjen që i duhet Elbasanit. Le të më thotë një banor i kësaj lagjeje se çfarë ka bërë Sali Berisha apo Ilir Meta për këtë lagje? Ata janë bërë bashkë sepse pengesa e tyre për ta rimarrë peng Shqipërinë është Edi Rama. Prandaj kësaj radhe ne na duhet që të bëhemi bashkë për të çuar përpara transformimin e qytetit tonë. Ajo që na duhet shumë është që secili prej jush të kuptojë që vota është instrumenti i vetëm që njerëzit kanë nevojë për të vendosur se në çfarë drejtimi do të ecë Shqipëria në gjeneratën e re që kemi nisur.
Populli i Elbasanit, historikisht jo në këto vite por gjithmonë ka ditur të orientojë votën e vet dhe jam shumë i bindur që më 25 prill ne do të arrijmë të organizohemi pa dallim, që nga Elbasani t’i japim një mesazh të rëndësishëm, që politikanët e së keqes të gjithë politikanët e së keqes që janë bërë kundër Edi Ramës, tu japim një mesazh shumë të rëndësishëm. 25 prilli e nxjerr përfundimisht nga politika edhe Sali Berishën edhe Ilir Metën. Prandaj ne na duhet që të flasim me të gjithë. Meraku ynë duhet të jetë vëmendja që qeveria i jep Elbasanit. Elbasani do të jetë qendra e vëmendjes së qeverisë së re që merr mandatin më 25 prill.”, u shpreh Balla.

Nice trick! Te largojneberishistet nga Luli eshte qillimi?! Spin doktoret e propagandes e paska keshilluar prape Ramen ne nje tentativ deshperuese per ndryshim te tapjetes se Rames! Po kur bene analize te gabuar edhe lojen e bene si ma zi : Po Basha pa Berishen nuk existon hiç sado te mundohet, kete spin doktoret e fushates se Rames-qe paguhen sa s’bene- nuk e kane kuptuar!
Edhe po iken Saliu dhe Meta prape do thoni :fajin e kane ata!Jeni plehra te gjithe!