Reportazhi i ZDF: Rama do zgjidhet përsëri, por pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje

Rovena Cerka

Media gjermane ZDF ka publikuar dje një reportazh nga vizita në Shqipëri, në kuadër të fushatës zgjedhore për parlamentaret e 25 prillit, dhe mandatin e tretë të Edi Ramës.

Sipas ZDF, Shqipëria, një vend i varfër këtë kohë duhet të luftojë me pandeminë, pasojat e tërmetit të një viti më parë dhe korrupsionin në qeverinë e tij.

Gazetarja Britta Hilpert thotë se ka tentuar të intervistojë kryeministrin Rama por ai nuk ka pranuar.

“Kryeministri Edi Rama do të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij”, thuhet në reportazh.

Pjesë nga reportazhi i plotë i ZDF-së:

Pas dy javësh në Shqipëri do të zgjidhet një Parlament i ri. Këto kohë, këtij vendi të varfër i duhet të luftojë me gjithë ato kriza. Krahas pandemisë së koronës dhe pasojave të tërmetit të para një viti, vendin e ka mbërthyer edhe korrupsioni. Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa.

Spitali i provincës mezi sa siguron furmizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë kovidi. Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë. “Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit.”

Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje, – kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar kovidin. – Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja).” “Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet.”

Zgjedhje në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij.

Sektori i ndërtimit në Tiranë ka një bum të madh, i vetmi si i tillë në këtë krizë ekonomike, por shumë kulla me zyra janë bosh.

Kundër korrupsionit në qeveri,  ka pasur herë pas here protesta masive. Votuesve nuk u sjell gjë zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një tjetër të tillë. Shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë të keqen më të vogël dhe kjo ka sjellë gjithmonë po të njëjtin realitet.

Shqipëria dëshiron që një ditë të bëhet anëtare e BE-së, edhe pse shumë këtu shpresojnë që kjo të sjellë më shumë ndryshim sesa zgjedhjet e javës tjetër.

 

m.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

    Titulli i shkrimit nuk është korrekt.
    JO “Rama do zgjidhet përsëri,……………..,”
    por si më poshtë,”Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri”,ose Kryeministri Edi Rama don të zgjidhet përsëri”
    (Titulli origjinal “Shqiperia para zgjedhjeve parlamentare”)

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    • Gjermania nuk ka bere as vete figure te mire ne luften ndaj Covid-it. Kesaj gazetareje nuk i takon te beje pyetje te tilla. Sikur te vinte nje gazetar nga Izraeli ndoshta po. Por jo kesaj, qe vjen me ndjenjen e superioritetit nderkohe qe shteti i saj eshte me “breke neper kembe” persa i perket Covid-it.

  • O Zigur, a nuk e sheh qe gazeta Dita eshte kthyer pro Rames? Pse lodhesh kot per ti treguar se mashtron? Shiko cfare shkruajne kunder partive te tjera. Dhe asnje fjale per maskarallekun e perdorimit te te dhenave personale te shqiptareve. Rama eshte thjesht nje mafioz.

    • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” says:

      Genti,un ngacmoj ndergjegjen e elektoratit gri,te nje militanti as qe e marr mundimin sepse i bën rikoshet e vërteta.
      Dita e banalizoi sot skandalin e vjedhjes nga PS-ja e te dhenave personale,ne shkrimin me titull,“Votues i PD, premton që do votojë PS për hatër të dajës”, komentet pikante të patronazhistëve: Nuk votojnë, janë me Jehovain… vota është sekret… nëse u legalizohet shtëpia….”!!!Ne vendet perendimore me nje skandal te tille ishte permbysur Qeveria me dhune,keta tallen ashtu si Kryeministri idjot,qe i ka infektuar te gjith me idjotizmin e tij!

      Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • Eshte kthye?! Ah ah , jo Gent gjithmone ishte me Ramen po u fut ne loje vetem mos me ik te pakenaqurit tek nje force te trete! Per kete paguhet! Po forca e trete po lind perkunder tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *