Ndërsa po ecja një ditë, disi e ngutur, në një rrugicë, një djalë i vogël përpara meje, i cili mezi mundte të mbante nën kontroll, për rripi, një qen shtatlartë (gati më i lartë se djali), ndaloi hapat, dhe i foli qenit; – Duhet të lejojmë zonjushat të kalojnë të parat!… Pastaj më bëri rrugë mua…
I buzëqesha xhentëlmenit të vogël, teksa ai, mezi arrinte të mbante qenin (më pak xhentëlmen) që turfullonte i paduruar, ndërsa mendova me vete; – Po mbase ka ende ndopak shpresë për këtë vend!…
Gjatë javës së luftës kundër dhunës ndaj gruas, m’u kujtua një tjetër xhentëlmen i vogël, i cili në një emision televiziv të përpara disa kohëve, u shpreh midis të tjerash se mësuesja e kishte këshilluar që t’u dilte në mbrojtje shoqeve të klasës, dhe se ai, ashtu bënte gjithmonë…
I njëjti mendim optimist më shkoi nëpër mend edhe atëherë. Respekt për mësuesen fisnike!
Por, ç’duhet të mendojnë vallë këta xhentëlmenë të vegjël, shpresa e mekur e një Shqipërie të ardhshme, të emancipuar (e fatkeqësisht; ende të largët), kur shkojnë në shtëpi dhe u del në televizor, një reklamë, në të cilën, një vajzë bionde u thotë me zë provokues disa djemve të dembelosur në një zyrë; – Shfrenoni fantazinë! Dhe ata, pa një pa dy, i binden urdhërit të biondes… aq shumë e shfrenojnë atë… sa nuk e mbledhin dot më…
A e mendojnë ndonjëherë këta konceptues reklamash, se te fëmijët, për shkak të dendurisë së transmetimit, ato ndikojnë pavetëdijshëm; më shumë se edhe të gjitha mësimet e edukatës që një mësuese mund t’u japë?
Konceptuesi i kësaj reklame (me siguri duhet t’i përkasë gjinisë tjetër… kuptohet qartë këndvështrimi), ndoshta ka marrë një shuk parásh për realizimin me sukses të një reklame aq seksiste, dhe ka ikur në Maldive, pa i shkuar aspak ndër mend se ajo që krijoi, një ditë do t’i kthehet mbrapsht, sepse, edhe ai duhet të ketë, apo do të ketë një fëmijë, jo vetëm për ta ushqyer, por edhe për ta edukuar.
Ja, e zëmë se ai ka një fëmijë, që u krenohet shokëve të vegjël se reklamën e ka realizuar “babi” (edhe më e tmerrshme do të qe sikur atë ta ketë konceptuar një “mami”), dhe teksa shokët e pyesin se ç’kuptim ka reklama, pasi edhe ata nuk e kanë tepër të qartë, fëmija ngre supet dhe shkon e pyet të atin, ende të ekzaltuar prej shukës së paráve… Përgjigja? Me siguri i ati përtypet gjatë përpara pyetjes se; “Përse ajo biondja ka hipur në atë kalin prej lodre?”… “A nuk është e madhe për të luajtur me lodra?”. “A nuk i merren mendtë?”(gjithmonë nëse ka mend!)… “Pse ajo biondja bën si bionde?”, mund të shtojë ndokush, por le të tregohemi politikisht korrekt me pak sforcim.
Në këtë vend sureal nuk ekziston asnjë institucion mbikqyrës për reklamat. Këtu reklama ndërtohet trashë e vulgarisht, qëllimi i vetëm është të shesë produktin, e përtej kësaj nuk ka më asgjë; as parime e as estetikë. Mënyra se si në këto reklama kërkohet vëmendja prej konsumatorit, është gati e babëzitur… me çdo kusht, e fare pa u kokçarë për efekte të tjera, jo pak anësore, që reklama mund të lërë në nënvetëdijen e shikuesit.
Edhe pse biondja është veshur bukur, edhe pse djemtë kanë një pamje moderne, reklama në koncept mbetet aq primitive, sa të jep një ndjesi të pakëndshme çdo herë që e sheh. Madje, unë mendoj se këtë reklamë duhet ta raportojnë në javën e luftës kundra dhunës ndaj gruas, sepse edhe kjo është një lloj “dhune” që fare pak e ndan cakun me atë dhunën tjetër; fiziken.
Në një shoqëri tejet maskiliste si kjo e jona, një reklamë ku femra shihet si objekt dhe jo si një qënie njerëzore, është vetëm fotografia e saktë e mendësisë së saj. Tepër e thjeshtë… Ёshtë e gjitha çështje lodrash! (Një “lodër” hipur në një kalë lodër…) E mendësisë së një vendi që ka dhjetëra konkurse idiote bukurie të llojit “Paqe në botë”, dhe pak fare ose aspak, konkurse që edukojnë vlerat e vërteta të femrës.
Pastaj ne shqiptarët surealë, indinjohemi kur një këngëtare shqiptare, shkon dhe zhvishet gjatë një evenimenti të bujshëm në Amerikë. Edhe ajo, këngëtarja, s’ka si të mos jetë veçse fotografia e kësaj mendësie, ku vajzat quajnë suksesin më të madh, nëse çajnë në jetë duke u konsideruar si objekte, si copa mishi në kasaphanën e rradhës së gjësë së gjallë.
Më jep trishtim ajo këngëtare… duket se ka zgjedhur formën më të dëshpëruar për të na treguar të gjithëve, apo ndokujt, se ajo vlen… Duket ekstremisht e dëshpëruar të na e demonstrojë… Kur në të vërtetë, njeriu i vetëm, të cilit meriton t’ia demonstrojë këtë, madje t’ia plasë në fytyrë që ajo vlen, është vetëm vetja e saj dhe askush tjetër! (Të lutem Bleona, mos u zhvish më… ne të besojmë!…)
E akoma më të trishta më duken vajzat në rrjetet sociale, të cilat kanë marrë të gjitha, gjithë ligësi, nga një vizore në dorë dhe janë duke matur një pjesë strategjike të trupit të këngëtares, nëpër analiza e stër-analiza estetike te llojit; “sa keq që ngjan ëëë”, “sa e zhdrejtë”, “sa e rame” etj, etj. A thua se këto vajza, kur dalin në realitet, jashtë koracës së virtualitetit, janë nga një metër e tetëdhjetë, dhe të gjitha mishëruese të perfeksionit të këtyre formave? Sipas tyre, nëse këngëtarja do t’i kishte format të përkryera, i gjithë ai ekzibicion do të ishte në rregull(?!)
Qarkullojnë nëpër televizione të ndryshme disa reklama të ndërtuara aq keq, aq sa ndonjëherë, në vend që ta afrojnë konsumatorin, e largojnë… për të mos thënë e lemerisin… Të mos flasim pastaj për gabimet gjuhësore që hasen rëndom… Në një televizion të njohur, i bëhej reklamë bujshëm dikur, një spitali privat. Midis të tjerash në reklamë theksohej se atje garantohej “steriliteti”… në çdo ambient të spitalit…. Dikush duhet t’i thotë konceptuesit të asaj reklame, se fjala e duhur duhej të qe “sterilizim”, jo “sterilitet”(!). Nëse askush nuk ia ka thënë deri tani, atëherë s’është çudi që këmbë njeriu të mos ketë shkelur në atë spital, për shkak të konfuzionit të madh që mund të ketë shkaktuar lapsusi Frojdjan; “Ju garantojmë sterilitet!”. Uroj që mjekët nëpër ato spitale, të mos jenë po aq “profesionistë” sa edhe tekstshkruesit e reklamës… sepse, ashtu siç tekstshkruesit ngatërrojnë “sterilizimin” me “sterilitetin”, ashtu mund të ngatërrojnë ndoshta edhe ata; zemrën me ndonjë organ tjetër.
Koncepti i pasurimit të shpejtë, të menjëhershëm dhe pa largpamësi, duket obsesioni më i fortë, gati i sëmurë i bizneseve shqiptare. I pasurimit sot për sot, pa menduar më larg. Duket se ne nuk mendojmë fare për të ardhmen, duket sikur mosha jonë mesatare është pesëmbëdhjetë vjeç; shtrojmë ca pllaka trotuari që thyhen menjëherë, vendosim kosha plehërash që zhduken sa hap e mbyll sytë, shkatërrojmë ndërtesa të vjetra historike për të ndërtuar përbindësha të lartë, me moshë 0 vjeç, që më vonë prishen si ndërtime pa leje, thua sikur kërkojmë t’i torturojmë me çdo kusht brezat që do të vijnë pas nesh, që ata të mos gjejnë asgjë të ndërtuar nga duart tona…
Edhe esenca e reklamave i përshtatet po kësaj babëzie, këtij kaosi… Ajo nuk duket fare e ndërlikuar, kurrfarë fantazie nuk ka në to (fantazi krijuese, të shëndetshme, dua të them). Pothuajse në të gjitha shfaqet një vajzë e zhveshur… dhe më tej fjalë horror si; – Më pi! – Më ha! – Më mbllaçit!
Një agresion i tmerrshëm. Një qasje barbare. Aq sa nëpërmjet atyre sekuencave të shkurtra, unë arrij t’i bëj një profil psikologjik të detajshëm, nënvetëdijes së personit që e ka konceptuar atë… (Më kujtohet fjalimi i një deputeteje në Parlamentin italian përpara disa muajsh. Midis të tjerash ajo tha; – Ndal përdorimit të trupit të femrës për të reklamuar produkte që nuk kanë kurrfarë lidhje me mirëqenien e saj! Italia duket se ka ende shpresë… pas të gjitha llojeve të mundshme të krizave që është duke kaluar.)
Pse dreqin qenka kaq e vështirë në këtë vend që një reklamë të jetë edhe edukative? Pse qenka kaq e vështirë që një reklamë të jetë estetike? Artistike edhe?
Kush nga ju e kujton një reklamë të “Calzedonia”-s?… Ajo fillon me një vajzë të vogël që kërcen mbi këmbët e të atit dhe në sfond dëgjohet lehtas kënga që fillon me fjalët: “She can kill with a smile”. (Ajo mund të vrasë me një buzëqeshje). Ndërkohë që pak më tej, vajza është bërë një zonjushë, ndërsa është duke zgjedhur plot hir çorapet e saj prej të rriture…
E gjitha një poezi! Aq elegante, aq femërore, aq artistike, dhe mbi të gjitha, pa asnjë grimë vulgariteti. Një reklamë që të bënte të blije njëqind mijë çorape! (edhe pse mund të mos u vinte kurrë rradha për t’i veshur).
Atë, konceptuesit e reklamave shqiptare, ndoshta duhet të mbajnë në vend të Biblës… thjesht e vetëm që të mos ua sabotojnë punën mësueseve të atyre dy xhentëlmenëve të vegjël për të cilët fola më lart…
E kështu, në vend që këta konceptues “ta shfrenojnë” fantazinë, do të ishte e udhës ndoshta, që, shumë kortezisht t’u kërkonim atyre… “ta zdrukthtojnë” fantazinë…
*“Skip”↔ “Skipëria”?
Rubrikë e përjavshme kushtuar “emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri”

ne vazhden e pasqyrimit te “shqiperia ime e trishte’. bravo autores
Duke lexuar kete artikull kaq bukur te shkruar nga Ju Arlinda, ne mendje me shkoj menjehere nje artikull shume familjar nga subjekti qe nuk ka shume qe e jam lexuar. Kim Kardashian eshte perdorur se fundi te ekiilibroje rrjedhjen e shampanjes nga nje shishe e sapo hapur ne nje gote te ekuilibruar ne te ndenjurat e Saj ” kapitali me I cmuar i Kim”. Mos te mohojme Kim Kardashian eshte femra me e paguar ne bote. Fatkeqesi per shoqerine njerezore te diteve tona qe po mbjellin shthurrjen, degjenerimin Dhe kapitullimun e vlerave estetike te shoqerise. Nuk eshte Kim qe me Bret ndergjegjen, por media, shoqatat, gazetaret, biznesmenet, politikanet….qe po e perdorin femren si skllav te reklamave fitimprurese per eking mine e tyre, por ne nje degradim te dinjitetit femror. Sa e sa vajza enderrojne karrieren e famshme qe u krijua pa asnje intellect, profesionalizem ne art te Kim Kardashian….fakt…shume, vajza jone Bleona beri te njejten gje… Kjo eshte e keqja me e madhe e shoqerise se sotme Jo vetem per ne Shqiptaret, por mbare ruzullin tokesor. Shpresoj qe ku artikull kaq bashkohor dhe me vlera edukative, artistike, shoqerore, ekonomike e politike te lexohet Dhe vleresohet sa me shume. Faleminderit Arlinda per Keto artikuj kaq te goditur e te shkruar kaq rrjedhshem e bukur!
Bukur , me te vertet nje shkrim i bukur
mbaj mend para disa vitesh nje reklame me nje femer qe duke ikur i shthurej fustani i endur nga fundi,reklama ishte per nje pije qe quhet Martini,brand i Martini&Rossi. Nuk me kujtohet te me kete shkuar ne mend dyzimi hamletik; “ç’lidhje ka ajo veshja qe shthuret nga fundi me nje vermouth?”, por patjeter qe ka lidhje…Biles sa meshkuj do kene mallkuar qe rruga nuk ishte kilometrike…Mund te quhet terheqje(atraksion),tek e fundit ajo qe kerkohet ne reklamat e shekullit te ri nuk eshte nxitja per blerje ne vetvete,por ironia e lojes. Pse jo,edhe George Clooney ka nja dy vjet qe bredh me kapsula kafeje te Nestlè, ka edhe burra te tjere qe dalin nudo per te reklamuar produkte birre. Por ne thelb, çfare te sheh syri ne TV eshte reklame, biles edhe kur Benedetta Parodi ben nje torte çfaredo ne nje nga njeqind kanalet e gatimit, domosdo qe nxjerr ne plan te pare tenxheret dhe tiganet Agnelli. Kush nuk e mban mend skenen e nje femre me fustan qe padashur era i ngre fustanin si çader ne sens te kundert; eshte Marilyn Monroe dhe ka fan club akoma sot posaçerisht per ate skene. Shkrimi eshte i mire, por edhe autorja besoj e di qe nuk eshte kjo Blerina Qerreti qe po shpik nje menyre te re per tu vene ne vemendje, por eshte sistemi i tille qe po nuk bere ndonje veprim te tille as ti hedh syte. Sistemi i sotem ose vlereson maksimumin e inteligjences,ose perfektmerisht te kunderten; nuk ka vend per ata qe qendrojne midis ketyre skajeve. Kurse per femijet?”…Heheeee, nuk ka me femije per star systemin, per ata ka veç konsumatore.
Ke prekur nje teme Arlinda, qe i perket botes se konsumit dhe shplarjes se trurit te njeriut. Ne psikologjine e njeriut modern çdo gje kalon nepermjet reklamave, dhe ne te shumten e tyre, femra eshte ikona, personazhi kryesor. Manequinet, me nje linje trupi qe ke tregu i peshkut apo ke rradha domateve nuk sheh , terheqin me shume sidomos kur jane femra. Ke moda mund te themi eshte normale po pse kur fillon panairi i veturave per çdo makine ke te pakten kater manekina rreth e qark? vihet per te pare makinen, apo per ti shtuar fantazine burrit? Pra kudo do shohesh “barbi-n bjonde”, por me lesh te verdhe ama…Eshte thjesht vegel ne duar te konceptuesit. Ne fakt mendoj qe ideja duhet te krijohet perreth nje bjonde, dhe jo e kunderta. Se shpejti do te kemi manequine djathi, manequine patatesh, manequine llaçi….pak rendesi ka, mjafton te jete bjonde dhe me gjoks te forte…
A eshte faji i konceptuesit apo i konsumuesit? kjo eshte historia e pules dhe vezes!
Ke meriten te prekesh tema te shoqerise se sotme Arlinda, te cilat mund te ndezin debate dhe arsyetime nga me te ndryshmet. Mendoj se ky eshte dhe qellimi i ketyre shkrimeve dhe per kete te pergezoj.
Kjo teme eshte shume e diskutueshme e nuk ka te beje vetem me shoqerine shqiptare, nese kjo e fundit eshte e civilizuar apo jo. Tashme eshte teme globale. Sot seksi shet kudo ne bote edhe ne ate qe quhet bota perendimore, Amerika veriore, Europa Perendimore dhe Australia. Dhe nuk eshte vetem tregu shqiptar qe i kerkon reklamat seksiste, po gjithe tregu i perbotshem, perndryshe si do ti shpjegoheshin gjithe videot super seksi me levizje trupi e veshje qe mund te quhen edhe te turpshme, te kengetareve me te kerkuara sot ne treg si Beyonce, Rihanna, Taylor Swift, Nicki Minaj, Ariana Grande, Lady Gaga, Jennifer Lopez, Shakira, etj, etj pafund, e te gjitha keto femra, per te mos permendur celebrity qe jane te famshme per fotot nudo e video porno apo reality show, shume te dyshimta per permbajtjen dhe mesazhin qe trasmetojne tek brezi i ri qofte i gjinise femerore apo asaj mashkullore …Kjo teme, pas nuk e di se sa BIG BROTHERVE ne Shqiperi, duket shume e vonuar, pasi edhe ne show per femije sheh seksizem, vajza te vogla te lyera e te veshura si LOLITA me profile ne FB e Instagram si porno star dhe qe performojne ne skene si idhujt e tyre muzikore, pra sikur bejne thirrje per seks …Sjellja e tyre eshte e justifikueshme kur mungojne idhuj normale e nuk ka tjeter mjet argetimi pervecse TV qe shet per te mbijetuar. E nese nje TV mbijeton me reklama eshte normale qe do te shese ate qe shitet me mire … Diskutimi i fenomeneve pa alternativa tregon shterpesine e asaj shtrese qe quhet ‘intelektuale’ pasi ky term vjen nga latinishtja e do te thote pasi e percepton e kupton fenomenin dhe i jep zgjidhje, po si gjithmone ne ngelemi vetem tek pjesa e pare…
Mendoj se edukata jepet me themelet familjare pastaj vijne ato shkollore dhe shoqerore por besoje se rolli nenave tona ve themelin pastaj te tjeret vete individet dhe te tjere inflecojne ne sigurine dhe bukurin e nderteses senje edukate te mire Neve deklarojme trajtimin me ndihma ekonomike dhe eshte nje gje e mire por ne qofte se sidomos nenat qe jane me te lidhura me femijet nuk do te kualifikohe per edukimin e femije dhe pregatitje profesionale pse duhen te paguhen ne shume shtete nuk te paguajne pa vajtur ne kurse gjuhe ose profesionale dhe pa cuar provat e kerkesqave per pune dhe e drejta e refuzimit ose mos paraqitjes neìditen e caktuar eshte e kufizuar 2derri 3 herese pastaj e humbet ate Me pak propagande dhe me shume qendra per ngritjen e nivelit te popullit per krijimin e nje kuptimi me te plote te te drejtave dhe detyrimet e jeteses ne bashkesi keto dote kene vlere qe te futen edhe ne programet mesimore se shkenca merret dhe me pak vones por edukata e keqe nuk ndryshuhet kollaj
Pershendetje Arlnda! Me vleu shkrimi Juaj. Suksese!