Dëgjoj tani këta zë-thënësat dhe zë-dhënwsat. Të qeverisw, të kryeministrit, të ministrave dhe të partive akoma në pushtet dhe më kujtohet Veliu me “rene pupulake” dhe “sulmet e ekipit kinez”. Tregon Veliu:
Para ndeshjes miqësore midis Kombëtares së R.P. të Kinës dhe kampiones së atij viti Dinamos, meqë kinezët ishin shumë, shumë dobët, nga “lart” na dërguan disa rekomandime në formë udhëzimesh në lidhje me atë ç’ka ne duhet dhe si duhet të transmetonim. Eh bir’o bir ç’kemi hequr. Ndërrohesha me kolegun çdo pesë minuta jo nga lodhja por nga sikleti. Mua në një farë mënyre më shpëtoi një re pupulake tek mali i Dajtit… “Të dashur dëgjues. Ndërsa ndeshja këtu në stadiumin kombwtar Q.Stafa, shpalos në të gjitha sektorwt e fushës nivelin bashkëkohor të futbollit, reja puplake që na shoqëroi në dyzet e pesë minutat e para, edhe tani, pikërisht në minutën e 78 të kësaj ndeshje të mrekullueshme, përsëri po rrëshqet ne brinjë tw malit të Dajtit, nga e majta në të djathtë, ngadalë e ngadalë e ngadalë. Dhe ja tani një sulm i fuqishëm dhe harmonik i ekipt kinez. Pak-Cen-Fu, finde e tij, kalim horizontal i topit tek Sun-Ki-Mu, goditja e tij në drejtim te Van-Mi-Xi, dhe… Ja…Reja pupulake sërish rrëshqet në brinjë të malit të Dajtit por tani, jo nga majta në të djathtë por nga e djathta në të majtë. Rrëshqet ngadalë e ngadalë e ngadalë dhe…Përsëri sulm i fuqishëm i ekipit kinez, Cun-Si,vërshim i tij në krahun e djathtë, pasim tek Sun-Ming, ndërhyrje me kokë e mesfushorit Tan-Van, vërshim brenda zonës së rreptësisë dhe…Gol…Gol… Shyqyri Ballgjini shënon golin e pestë…Dinamo pesë, R.P.Kinës zero. Reja pupulake tashmë…”
Dëgjoj këta zë-dhënasit dhe zë-thënasit që llomotisin për turli lloj “resh pupulake”, dhe më kujtohet Veliu: “Dinamo pesë – R.P.Kines zero”

“Te jesh shkrimtar eshte nje merite, po askush nuk mundet me fitue te drejten e pafajsise per te vetmen arsye pse eshte shkrimtar”.Kjo gje shkon edhe me pershtatjen qe mund t’i behet Shokut Astrit per emrin qe ka bere.Mos te kujtoje Shoku Astrit se emri qe ka bere ne kinematografi,dhe e ka bere me merite, i mbulon sherbimin ndaj Partise.Une sot jam kunder Sali Berishes.Po shoku Astrit ka qene kunder Sali Berishes edhe me 8 dhjetor te ’90,me 20 shkurt te ‘91,31 mars po te ’91 APO 22 MARS TE ’92.Shoku Astrit ka qene kunder Sali Berishes edhe atehere kur Sali Berisha u ngrit ne kembe dhe tha se Astri Çerma duhet me hanger apo pi tamel sa here te doje e jo te ngrihet ne 3 te mengjesit per nji shishe tamel te skremum.Megjithese ish ne te mire te Astritit ai ish kunder.Shoku Astrit ka qene kunder Sali Berishes edhe atehere kur Sali Berisha u ngrit kunder bukes se kollomoqit qe i pat faru 70 per qind te shqiptareve.Po te Shoku Astrit vazhdon te frymezoje fjala e Partise edhe e shokut Enver qe e beri te lere Tiranen e te shkoje veterinar ne fshatrat e Malesise me Lec Kabashin.Nuk di si i ka raportet me Alberet Verrine shoku Astrit.Ne fundt shoku Astrit nuk ashte marre me u deklaru siq je apo ndjehesh.Marre asht me u shtire e me pas frike kur nuk ka vend per frike.
Ja ke fut kot plako! Lexoje shkrimin dhe mos nxirr mllefe budallenjsh dhe katundaresh tamam te Pajoves. Nese Astrit Çerma ka folur keq per Berishen qe me 1991 kur e emeroi Ramiz Alia kryetar te PD, ka bere shume mire dhe ka qene vizionar ne mendimine tij dhe jo katunar me dy gishta perpjete si ata qe shkojne pas berihajt dhe pastaj behen pishman. Ti je sot kunder Sali Berishes. Po natyrisht se kalin e ngordhur nuk e do njeri. Por kur kjo mushke xanxare vriste dhe shtypte popullin me shqelma, ti ia kishe hypur dhe te dukesh rehat atje.Prandaj leri llogjet me shoku sikur ke mbaruar shkollen ne Manshan te Kines.
Po mbase ka qene kunder Sali Berishes edhe atehere kur ai shkonte me studime ne Paris. Ka qene kundere Sali Berishes edhe kur ai i bente pushimet verore me djemte e Enver Hoxhes. Me qe ra fjala ti Pajova, ne Pekin i ke bere pushimet verore, duke u lare ne lumin Shkumbin?
– Shoku Sali hynte e dilte ne shtepine e Enver Hoxhes si ne shtepine e vet. Dhe Astriti per keto gjera ka qene kunder shokut Sali.
Po ju te Dash Sules, shokun Sali gjetet te vinit ne krye te PD. Nuk kishit nje te paperlyer ne guzhinat e diktatures…???
Ka qene kunder Berishes pasi si regjisor do ta kishte marre te luante rolin e nje diktatori (regjisori lexonte qe ne fetyre cfare fshihej brenda tij) dhe jo te vinte ne pushtet dhe te bente diktatorin for real.
Plot humor dhe I paster ky shkrim. Pergezime autorit.