Tre muaj pas marrjes së dritës jeshile nga KE, Brukseli dhe Tirana zyrtare, do të ulen në tryezën e radhës të dialogut të nivelit të lartë, e para, që kurse Shqipëria mori statusin e kandidatit. Në fund të shtatorit, përballë eurokomisionerit Stefan Fyle, politika do të japë llogari për arritjet e kryera që nga takimi i fundit. Lajmin e ka konfirmuar në një intervistë për Ora News, zëdhënësi i Komisionerit në detyrë për Zgjerim, Peter Stano.
Muaji shtator, është përcaktuar si muaji kur do të zhvillohet tryeza e radhës së dialogut të nivelit të lartë, BE-Shqipëri? A është rënë dakord për një datë?
Është rënë dakord me partnerin tonë, Shqipërinë që do takohemi rregullisht për vazhdimin e dialogut të lart për prioritetet kyçe. Sikurse e mbani mend, dialogu i fundit u mbajt në pranverë dhe në fund të shtatorit do mbajmë një raund tjetër dialogu. Është shumë e rëndësishme të punojmë me partnerët tanë shqiptarë, për t’i ndihmuar në realizmin e reformave dhe prioriteteve që janë të rëndësishme për Shqipërinë në procesin integrues.
Pra në fund të shtatorit?
Po përpiqemi ta organizojmë në fund të shtatorit. Sapo takimet të jenë konfirmuar, ne do të komunikojmë datën e saktë. Nuk ka arsye të mendohet se nuk do mbahet kjo tryezë.
Kjo do të jetë tryeza e parë mes Shqipërisë dhe unionit, pas marrjes së statusit të kandidatit nga Shqipëria. Çfarë pritet të ndryshojë në axhendën e bisedimeve?
Nuk do ndryshojë axhenda, se është thënë, pra për të ndihmuar dhe mbështetur përpjekjen e partnerëve shqiptarë, pra qeveri dhe opozitë në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe reformave. Edhe raundi i radhës, do të bëjë një vlerësim se çfarë është arritur në këto pak muaj. Dialogu do të mbyllet me konkluzionet. Shqipëria mori statusin e kandidatit në qershor, një vendim shumë i rëndësishëm i vendeve BE, tashmë po përgatitet për nisjen e negociatave. Në këtë proces, që Komisioni të rekomandonte statusin, ne nënvizuam se çfarë prisnim nga Shqipëria sa i përket reformave që janë bërë deri tani dhe çfarë duhet bërë me vonë, duke u fokusuar në prioritetet kyçe, administrata, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe bashkëpunimi në Parlament mes palëve politike, është shumë e rëndësishme. Pra partneret shqiptarë e dinë se çfarë pritet që ata të bëjnë, dhe ata po punojnë. Ne do përballemi bashke me sfidat, pra të gjejmë rrugët si mund të ndihmojmë Shqipërinë në arritjen e suksesit. Pra nuk do ketë ndryshim të axhendës, por zhvillim, zgjerim të saj, për të arritur qëllimin, afrimin sa më shpejt të kohës kur do të hapen negociatat.
Ju përmendët nevojën për dialog mes palëve, por opozita tashmë është jashtë Kuvendit.
Ne e kemi nënvizuar shumë shpesh, veçanërisht për Shqipërinë, nevojën për dialog konstruktiv në Parlament. Në çdo qeveri demokratike parlamenti, është vendi për të shkëmbyer këndvështrime dhe opinione për atë që është më e mirë për vendin. Kjo duhet mbajtur parasysh. Ne konsiderojmë se reformat në Shqipëri duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe gjithëpërfshirja arrihet vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes partnerëve kryesore, pra mes qeverisë dhe opozitës. Ajo që duhet është dialogu, dialogu ne Parlament, që është plaftorma natyrale në çdo shoqëri parlamentar, por edhe përgjegjësia për të vënë interesin e vendin mbi çdo interes tjetër. Pra, transparencë dhe respektim i ligjit dhe Kushtetutës duhet të jetë prioritet. Çdo aktor, duhet të jetë i përgjegjshëm për mënyrën se si funksionon demokracia, në vendet europiane pra,dialog konstruktiv, angazhim dhe gjithëpërfshirje.
