Zëdhënësi i KE flet për armët kimike. Në një deklaratë nga Brukseli, zëdhënësi i KE-së, Michael Mann, tha se ende nuk është marrë asnjë vendim lidhur me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.
Man tha se në listë janë disa vende, por ende nuk ka një vendim se ku do të dërgohen armët.
“Deri në finalizmin e planit ndërkombëtar nuk është publikuar asgjë specifike lidhur me këtë temë. Asnjë vendim nuk është marrë, do të jeni të vetëdijshëm kur të ndodhë. Nuk komentojmë për këtë çështje më shumë. Gjithçka do të bëhet në mënyrë profesionale. Kjo është planifikuar nga një organizatë ndërkombëtare e specializuar për armët kiimike”, tha ai.
Man iu përgjigj insistimit të gazetarëve, duke u shprehur se “mund të më bëni sa herë të doni të njëjtën pyetje, unë kam vetëm një përgjigje: nuk ka vendim”.
Perse nuk ia dergojne atyre vendeve qe ja shiten helmin ne fillim, ka dale tani qe ishin disa firma Gjermane ato qe ja shiten Asadit keto materiale. Gjermania mori parate kurse ne HELMET.