Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa komenton situatën ku është përfshirë Partia Demokratike pas humbjes në zgjedhje dhe është e mendimit se demokratët po japin një spektakël të panevojshëm për gjëra që duhet të diskutoheshin brenda strukturave të partisë.
Ndërsa iu jep një shuplakë kritikëve të Bashës, zëdhënësja e PD-së iu tregon disa të vërteta dhe thotë se të gjithë ata që sot kërkojnë shkarkimin e kryetarit në mbledhjet e kryesisë, nuk e mohonin fuqinë e parave të drogës dhe krimit që mbante me vete Edi Rama.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Gjithë anëtarët e PD duhet të kenë një qëllim të përbashkët fitoren e kësaj force për të qeverisur vendin. Nisur nga kjo kushdo ka të drejtën të bëj analizën e tij se përse humbëm këto zgjedhje parlamentare, por pa harruar premisën që duhet të ketë dashur fitoren e partisë së tij. Në të kundërtët nëse do donin humbjen, do punonin për humbjen, nuk do mobilizoheshin për fitoren nuk kanë nevojë të kërkojnë arsye më shumë për humbjen sesa tek vetja e tyre.
Futem tek ata njerëz që kam bërë opozitë aktive me zë dhe figurë, në çdo medium dhe mundësi përballë pushtetit të Rilindjes. Dhe mendoj se vetëm ky fakt dhe asnjë pozicion tjetër politik brenda partisë më mjafton për të thënë arsyet që gjykoj pse humbëm. Do kisha preferuar që ky debat të bëhej brenda strukturave të partisë, mos ishim të detyruar të jepnim spektakël të panevojshëm por meqë u hap loja kështu, le ti përshtatemi.
Duke mos besuar që kam monopolin e të vërtetës dhe duke respektuar lirinë e gjithë atyre që janë kundër po ju shtroj këto pyetje:
Kush nga ju beson se paratë të pista të narko-shtetit që krijoj Rama dhe e pranoj gjithë bota nuk do të ndikonin në zgjedhje?
Kush nga ju beson se kriminelët dhe mbështetësit e tyre nuk u përfshin në zgjedhje?
Kush nga ju beson se policia e shtetit nuk ishte në presion, edhe të hapur biles të thirrjeve të kryeministrit që u detyrua të tërhiqej nga halli?
Kush nga ju beson se blerja e votës nuk ka funksionuar si një mekanizëm i garantimit të votës?
Kush nga ju beson se varfëria nuk është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve?
Nëse dikush i beson këto atëherë ka gjithë të drejtën e botës të thotë që Basha është fajtori për humbjen tonë. Nëse nuk i beson këto atëherë le të mos përdorin inatet dhe qejfmbetjet personale për të sulmuar një individ. Ndoshta reflektimi për humbësit dhe humbjen duhet të fillonte që në 2013 që mos fshihej dot askush pas dorëheqjes së liderit historik Sali Berisha. Në këtë mënyrë humbësit nuk do të thërrisnin dot më gjeni humbësit.
Si anëtare e kryesisë mund të them që askush pa përjashtim, në mbledhjet e kryesisë, nuk mohonte fuqinë e parasë së drogës dhe krimit që mbante me vete Edi Rama. Po ashtu edhe grupi parlamentar ngrinte shqetësimin se me këtë pushtet që kishte Rama dhe Meta nuk do na ngelej gjë tjetër veçse të prisnim sa mandate do kishte dëshirë të na linte Rama.
E nëse kujtesa nuk ju ka lënë bashkëudhëtarët e mi demokrat atëherë më thoni:
A ishte Lulzim Basha ai që luftoj bashkë me demokratët për ligjin e dekriminalizimit? Pa të cilin sot do kishte dhjetëfish më shumë presion dhe kriminel me pushtet në parlament.
A ishte Lulzim Basha ai që luftoj bashkë me demokratët për të kthyer gjithë vëmendjen ndërkombëtare se droga ishte masive në vend derisa u kthye në problem e pranuar nga vetë qeveria e ndërkombëtarët? Pa të sot do kishim dhjetëfish më shumë mundësi që jo vetëm këto zgjedhje por edhe për 15 vitet e ardhshme të ishin të kapura.
A ishte Lulzim Basha me aksionin e tij politik bashkë me demokratët, në çadrën e lirisë që detyroi Ramën të hiqte gjysëm e qeverisë? Me një ministër si Sajmir Tahiri do e kishe policinë dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Ilir Beqja do i kishe mjekët dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Lindita Nikolla do i kishe mësuesit dhjetëfish më shumë në fushatë.
A ishte Lulzim Basha që bashkë me demokratët paraqitën një program, biles të vetmin program në këtë fushatë, të konsultuar me ekspert gjerman dhe amerikane dhe një plan konkret për zhvillimin e ekonomisë? Pa këtë fitorja do ishte edhe më e largët.
Këto janë arritjet e tij dhe tonat, se jemi mësuar që sukseset i ndajmë bashkë. Ndërsa humbjen duam t’ja faturojmë vetëm atij. Por këto arritje nuk mund të zhduknin me shkop magjik gjithë planin, paratë, kriminelët dhe drogën e Edi Ramës. A mund të bënim ne demokratët gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. A mund të bënte Basha gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. Të kërkosh përmirësime dhe reflektime në funksion të fitores është gjëja më normale. Të hedh rrufe, me qëllim vetëm për të zënë poshtë kryetarin e partisë që ringriti shpresën e demokratëve, që ju dha një projekt shqiptarëve nuk është të kërkosh fitoren.
Ka gjëra më të këqija sesa humbja e zgjedhjeve, gjëja më e keqe është të humbësh besimin tek ajo që bën, tek projekti që ke dhe mos tju thuash njerërzve të vërtetën. Lulzim Basha nuk ka bërë asnjërën nga këto. Ka bërë një fushatë me një projekt që kemi besuar ne dhe e beson ai dhe ju ka thënë qytetarëve të vërtetën.
Ina K. Zhupa

E lexova shkrimin e zojes, deri ne gjysem. Se me tej nuk kishte shume vlere. Lapsin e ka te mire; shkruan qarte dhe pa gabime. Por mbetet ne kuadrine e demagoges. Mungon thellesia e mendimit dhe e argumentit oj zoje.
Une habitem me kete por edhe me ata qe i thone kesaj te flase keshtu!
A ishte Luli qe e pranoi oferten dhe tha qe pas kesaj marreveshje ra shteti i droges,u be kontrolli i shtetit mbi kriminelet dhe narkotrafikun etj etj!
-Tashti pse dalin dhe thone te njejtat gjera sikur eshte dita e 91 e qendrimit ne cader!
MIRE U A BERI EDI RAMA QE JU VODHI VOTAT!
sepse:
Keni zgjedhur ju dhe Sali Berisha nje kryetar kamarier te Rinasit te Sigurimit te Shtetit qe eshte jo vetem i paafte dhe i pazote per asgje, por eshte edhe
DUDUM
HAJDUT
VRASTAR
Qe kujton se zgjedhjet mund t’i fitoje vetem duke ngritur njecader ne mes te bulevardit pa punuar fare per 4 vjet me radhe ne strukturat ne baze dhe qe e tregoi veten fare qarte se cfare lideri i paafte dhe injorant ishte kur Sali Berisha e hodhi me parashyte ne Karriken e Kryetarit te Bashkise se Tiranes.
CFARE BERI LULZIM BASHA SI KRYETAR BASHKIE PER 4 VJET ME RADHE?
Kesaj pyetje duhet t’i pergjigjet kjo pilivese budallaqe qe flet brockulla enveriste ketu ne DITA dhe pastaj le t’i shkoje Saliut dhe t’i drejtpje pyetjen:
PSE EMEROI NE KRYE TE PD-SE NJE DUDUM TE PAAFTE QE NUK DI SE NGA LIDHET GOMARI?
Pasi Sali Berisha t’i jape nje pergjigje llogjike kesaj pyetje thelbesore, pastaj bibat e PD-se le te shkruajne sa te duan hartime idiote pa permbajtje dhe llogje kotesie ne gazeten DITA per fanatike si ne Kohen e Qepes te Enverit
prandaj:
MIRE BERI EDI RAMA QE JU A VODHI VOTAT!
sepse:
JENI DUDUME DHE TE PAAFTE PER NJE PARTI INTELIGJENTE.
Znj.Zhupa, mos diskuto e shkruaj me pasion. Z.Berisha e tha qarte qe 200 mije vota te 2013, te demokrateve nuk ishin ne kuti. Nuk i vodhi njeri por nuk votuan. Pse nuk shkuan me votu duhet te analizoje PD me strukturat e saj. Aty te dale pergjegjesia personale , per sejcilin kordinator ne qarqe, sepse ato kane emra dhe per kryetarin. Te gjithe kordinatoret dhe kryetari ishin ne krye te listave dhe u zgjodhen deputet. Pra i bie qe ato kane siguruar vendet e tyre ne parlament dhe pergjegjes per humbjen jane te tjera. Znj.Zhupa, gjyko me qetesi e me drejte. Nuk e ka fajin per humbjen Topalli, Bode, Patozi, Selami, Ruli, Bregu etj , qe nuk ishin ne lista, por ato qe nuk punuan me elektoratin historik te PD. Edhe z.Berisha nuk beri fushate te mirefillte, e sipas jush edhe ai ka pergjegjesi per humbjen ? E kam pare 8 vjet rrjesht z.Berisha, 1997-2005, te shkoje dy here ne dite , paradite e pasdite tek selia e PD. Si zyrtar i vertete, duke u perkushtuar e punuar ne opozite, per te arritur qe ne 2005 te merrte pushtetin. Ju doni te fitoni zgjedhjet pa punuar me elektoratin historik, vetem per karriget tuaja, te cilat kupola e PD i siguroi vetem per vehte.
Edi Rama, u tregua strateg. Me te vertete i hoqi ministrat , por i dergoi ne baze per te punuar me njerezit. Kjo i mungoi eksponenteve te PD, sepse nuk kishin ne krye personin e duhur, si ne zgjedhjet e me pareshme. Reflekto znj. Zhupa
prape keto adoleshentet….
mire o goce po i beosjme ato qe thu per banda e kriminele po a mund te na i provosh, a na thu dot nje emer ?
apo s’ka nevoje se tutkuna jemi ne , ti flet -ne degjojme, ti thu ca te dush, ne i pranojme te gjitha, ti pjrdh ne i marrim ere..
jeni ne vete ore
me keto mend Pd s’ka per t’u ringritur kurre
dhe mire do bente se na keni care trapin 30 vjet
Cdo dite e me shume PD po bie nje shkalle me poshte.
Nuk ka me shprese per kete force te ndyre
Une e di: Basha e ka besuar mbasi beri marreveshje me pikerisht keto qe ju po thoni se prodhojne gjithe keto gjera…
Po ,po Basha e ka besuar.
Prandaj shqiptaret i thane budalla,
Une e di pse humbet: heshti Sali Berisha, pra ai vete e ´rezoj’ Bashen… Nuk di pse, ndoshta sepse edhe Argita nuk e do meBashen,e lereme populli shqiptar.