Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit deri në vitin 1994, Zef Brozi, komenton vendimin e gjykatës për çështjen e “21 janarit”. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Brozi, i cili jeton në SHBA prej vitesh, thotë se “Berisha në pushtet është kryetari i gjykatës dhe çdo vendim që jep ajo është vendimi që ka shkruar ai dhe firmoset formalisht nga gjyqtarët”. Brozi kujton vitet kur Berisha ishte president (1992-1997) dhe thotë se njësoj si atëherë, edhe sot ai ka nën kontroll gjithçka.
Në lidhje me qëndrimin e Gjykatës së Tiranës ndaj deklaratës së Ambasadës Amerikane, Brozi thotë se ai është qëndrimi i Berishës. “Është sjellja antiamerikane e Berishës, si ajo e viteve 1996-1997. Berisha është mik i Amerikës vetëm kur përkëdhelet prej saj”.
edhe ju Z . Brozi pjese e sistemit keni qene nuk keni moral te moralizoni, por cudi te gjithe stafi i diktatorit perfundon ne amerike, nuk e di me cfare lloje vize ju pranon daje sami , i fundmi i moikaneve eshte ish shefi i shtabit Z Luan i gerdecit qe fshihet ne amerike , mos ju hedhin per diversion kunder komunistit gjakatar salihes, sepse ndonje interes tjeter nuk ka amerika per ju