Kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, tashmë pjesë e koalicionit të gjerë ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ rrëfen për herë të parë se si u tradhtua nga Kryeministri Berisha dhe udhëheqja e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërkohë, ai sqaron raportet me zonjën Topalli, shpreh konsideratat për Edi Ramën si kryeministër i vendit pas 23 qershorit dhe flet për qeverisjen e ardhshme ku ADK do të ndihet si pjesë e natyrshme e saj.
Zoti Bushati, pas një bashkëpunimi afatgjatë dhe natyral me të djathtën ju në zgjedhjet e 23 qershorit jeni në koalicionin e majtë. Cila është arsyeja që u futët në kampin opozitar?
Atyre që u pëlqen të ndjekin politikën do t’u rekomandoja të thelloheshin për të kuptuar një çështje fondamentale: Qëndrueshmëria e një drejtuesi të një partie politike është ndaj idealeve dhe parimeve programore të forcës politike që përfaqëson e jo ndaj koalicioneve. Koalicionet janë bashkim interesash për të arritur partia objektivat e saj. Kryesia e Aleancës Demokristiane me këtë frymë e ka diskutuar pjesëmarrjen e ADK-së në koalicion. Ne kishim argumente që votuam për të qenë në koalicion me PD. ADK me largimin e LSI-së nga koalicioni i maxhorancës e shikonte realisht mundësinë për të qenë partia e dytë fituese në zgjedhjet e 23 Qershorit në mjaft qarqe në koalicionin me PD-në, çfarë na jepte shpresën reale se do të fitonim deputet veçanërisht në Shkodër, Lezhë, Tiranë, etj. Kërkesa e ADK-së ishte që asnjë kryetar i partive të koalicionit nuk duhej të përfshihej në listat e PD-së. Kjo do të siguronte barazi në fushatën zgjedhore. ADK-ja si në mbledhjen e Kryesisë, por edhe në Kongresin e Partisë e diskutoi si opsion faktin që mund të mbeteshim në opozitë në koalicionin me PD, por na ngushëllonte fakti se do të ishim parti parlamentare. Ditën që shkova për të nënshkruar marrëveshjen e koalicionit mësova se PD, pra Berisha, kishte vendosur ta hapte listën e PD-së dhe në këtë hapje nuk kishte parashikuar të përfshinte dhe ADK-në. Kjo sjellje për ADK nuk ishte aspak korrekte madje një “tradhti” që i bëhej ADK-së për ta shkatërruar si subjekt politik. Marrja pjesë në një fushatë elektorale me një subject qw nuk të trajton si të barabartë, madje dhe nuk të vlerëson nuk na u duk normale. Mblodha Kryesinë, gjykuam rrethanat e reja dhe analizuam se si mund të gjenim rrugën më të mirë që duhej për t’i shërbyer ADK-së dhe elektoratit të saj. Prezenca e LSI-së në koalicionin me PS na i vështirëson shpresat për të synuar minimalisht drejt dy deputetëve, por nga ana tjetër duke menduar se koalicioni me PS-në është koalicion fitues, duke gjykuar dhe rreth kushteve të vendosura në marrëveshjen e koalicionit me PS-në, arritëm në konkluzionin se me votat e elektoratit të Aleancës Demokristiane, të cilat shpresojmë se mund të jenë rreth 30 mijë, do na jepet mundësia për të drejtuar një kabinet në qeverinë e ardhshme. Kështu që vendosëm të kalojmë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” e cila nuk është një aleancë e majtë por një aleancë me bazë të gjerë ku në përbërjen e saj ka dhe parti të qendrës, qendrës së djathtë dhe të djathta. Me këtë vendim mendojmë se i kemi shërbyer të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe Partisë Aleanca Demokristiane.
Disa muaj më parë ju keni bërë një deklaratë politike se do të mbështesnit Jozefina Topallin si kandidate për presidente. Jeni bërë pishman për këtë deklaratë dhe si e shikoni drejtimin e Kuvendit nga kryetarja aktuale?
Për këtë çështje mendoj si të gjithë ata shqiptarë të drejtë e të ndershëm që e duan vendin e tyre pavarësisht nga bindjet politike. Handikapi i kësaj sjellje vjen nga natyra e zonjës Topalli, por edhe nga një ngërç kushtetues i cili i jep kompetenca të tepruara tre pushteteve. E thënë thjesht që të më kuptojë çdo lexues. Në një qymez këndon një gjel. Nuk mund të këndojnë në një qymez tre gjela njëherësh. Kur flasim për SHBA e dimë që lideri është Presidenti Obama, kur flasim për Gjermaninë e dimë që lideri është kryeministria Merkel, etj. Pra një shtet ose është republikë parlamentare, ose presidenciale ose monarki. Kush është lideri në shtetin tonë: Presidenti, Kryeministri apo kryetari i Parlamentit? Të tre! Ne si ADK bëmë një propozim institucional për znj. Topalli nëpërmjet këshillit kombëtar. Në këtë propozim nuk kishim parashikuar sjelljen e znj. Topalli ndaj nesh. Ajo ka të drejtën e saj të sillet si të dëshirojë.
Në këtë para fushatë elektorale është rikthyer në kampin e majtë edhe LSI-ja e Ilir Metës. Cili është mendimi juaj për koalicionin PS-LSI dhe mendoni se do të funksionojnë pas zgjedhjeve?
LSI është rikthyer për të notuar në ujërat e saj. Marrëdhënia PS-LSI është marrëdhënia e natyrshme midis dy partnerëve që bashkëpunojnë me diferenca shumë të vogla programore. Nuk jam dakord me çdokënd që e quan koalicion midis PS dhe LSI. Ky është koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” se ndryshe do kishte një emër tjetër. Si do funksionojë koalicioni pas zgjedhjeve është përcaktuar në marrëveshjet e firmosura. Ky koalicion ka shumë risi që do t’i shërbejnë një qeverisje me koncept krejt të ndryshëm nga ato të shkuarat. Vlerësoj shumë faktin që anëtarët e kabinetit qeveritar nuk do jenë edhe deputetë të parlamentit.
Lideri i opozitës gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me partinë tuaj e quajti një vlerë të shtuar që do të thellojë rezultatin e 23 qershorit. Cili është mendimi juaj për Edi Ramën kryeministër?
Po, vërtetë. Koalicionit ju shtua një ngjyrë, një tjetër lule e veçantë në buqetën e tij. Demokristianët për herë të parë në historinë e këtyre 23 viteve të demokracisë do të vinë në pushtet me socialistët. Për ne është një eksperiencë e re. Ne dimë se si jemi trajtuar kur kemi qenë në pushtet apo në opozitë me demokratët dhe nuk e dimë se si do ta ndjejmë veten në pushtet në një koalicion që drejtohet nga PS. Përveç kësaj misioni ynë është për të qenë edhe një derë e hapur për të gjitha ata demokrat të cilët “tremben” se me ardhjen në pushtet të këtij koalicioni do të rrezikojnë vendet e punës. Për këto e për mjaft çështje të tjera kam biseduar këto ditë me z. Rama e me z. Meta. Jam ndjerë mirë kur më kanë thënë: “z. Bushati na vjen mirë që mendon jo vetëm për demokristianët por edhe për demokratët. Do kesh mbështetjen tonë.” Kjo më bën edhe njëherë të men doj se Edi Rama kryeministër do të drejtojë si një burrë me vizion të gjerë ku parësore do të jetë Shqipëria Europiane. Vendi ka shumë probleme dhe kabineti i ardhshëm do ketë përpara punë të vështira që duhen përballuar.
Intervistoi Erion HABILAJ
Fanacok i pa bese.Lojen si aktor e shtrine ne jeten politike.
ketu nuk ka fare pabesi.zoti Bushati shpjegon ne menyre profesionale dhe mjaft te aresyeshme punet sipas koalicioneve si dhe perspektivat e qarta per Shqiperine dhe subjektin politik ALEANCA DEMOKRISTIANE
te lumte agush
O servile shpret konsiderat per Ramen.Edhe nje I klas se pare e kupton servilizmin tuaj prej idiotic.
Politika shqipetare nuk ka nxjerre nje pseudopolitikan te nje niveli medioker si ky.Eshteper Ginnes
Mua mu duk se foli sinqerisht.
Nuk volli vrer per PD, por tha ato qe kishin ngjare kur Saliu ndau “torten e debuteteve”. Merreni me mend qe futi ne lista te sigurta tre telendare te PS ne vend qe te fuste kryetaret e partive alate ose asnje, siç beri PS. Seicili me elektoratin e vet qe te shikoje sa i vlen lekura seicilit.
Debolesen karshi ish aleateve e çfaqi edhe ne fund, kur shprehu shqetesimin per te punesuarit e PD. Faj nuk i ve sepse eshte mesuar ne PD, ku punesohen militantet me dy gishta te shqyer, duke hequr te krahut tjeter.
Te rro9jme e te shikojme!
per mendimin tem ZEFI duhej te qendrnte ne vehte as me pd as me ps as me kurrnji parti se ne shqiperi ash servir sallat politike
Pergezime zotit Bushati, kjo tregon qendrimin dhe objekitvitetin e tij per te ardhmen e nje partie dhe nje elektorati qe e mbeshtet dhe qe ai perfaqson, per te ardhmen drejt europes, se i majte apo i djathte e rendesishme eshte realizimi i nje programi per te ardhmen e interesave te shqiptareve , dhe jo i pushtetareve.Mjafton te perqendrohemi me ate qe po ndodh nga coalizioni parlamentar ne Itali per te kupuar nevojat e koalizionit midis partive per te qeverisur vendin. Disa qendrime dhe ndryshime jane te domosdoshme.un imbocca a lupo.
zef bushati dhe adk nje lule pink=gay.