Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhasinda Ardern (Jacinda Ardern) thotë se vendi i saj po e fiton betejën kundër koronavirusit pas 29 rasteve të reja të identifikuara këtë të enjte.
Kryeministrja e vendit i përgëzoi qytetarët e saj për qëndrimin në shtëpi, ç’ka mundësoi siç tha ajo edhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit.
Ardern tha se Zelanda e Re po merr një kthesë të rëndësishme teksa kanë kaluar gjashtë javë që kur epidemia u shfaq në këtë vend të largët të hemisferës jugore, në të cilin deri tani janë identifikuar 992 raste infektimi.
Kryetarja e qeverisë neozelandeze njoftoi po ashtu se vendi i saj po bëhet gati të lejojë rikthimin në punë të disa kategorive për sa kohë që punëdhënësit sigurojnë distancimin social.
Australia ka arritur po ashtu të shënojë një ulje të rasteve të reja të identifikuara në vend duke kryer më shumë teste se Britania e Madhe apo SHBA.
l.h/ dita
