Zëdhënësi presidencial ukrainas, Sergei Nikiforov ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me shefen e Komisionit Europian Ursula von der Leyen të premten.
“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen”, tha Nikiforov.
Sipas CNN, të martën zëdhënësi Eric Mamer ka thënë se Von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të takohen me Zelenskyn në Kiev këtë javë.
Ai nuk ka specifikuar se në cilën ditë do të zhvillohet takimi.
Zelensky ka bërë takime me liderët globalë javët e fundit, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve më të ashpra dhe hetime për krimet e luftës ndaj Rusisë.
j.l./ dita

duket se paska pas qysh me pare nji Plan per shperberjen e Ukraines
dhe BE-ja paska qen ne dijeni .
Heroi qe solli Rusin ne Ukraine zelensky po shkon ne Zeren e Layes ne Bruksel
ta puthi Halla ne te dyja faqet
duket se paska pas qysh me pare nji Plan per shperberjen e Ukraines
dhe BE-ja paska qen ne dijeni .
Heroi qe solli Rusin ne Ukraine zelensky po shkon ne Zyren e Layes ne Bruksel
ta puthi Halla ne te dyja faqet