Zelensky ftesë Macron: Eja shiko gjenocidin! Inteligjenca ukrainase: S’ka gjasa që Putin të përdorë armë bërthamore

J L

Sot është dita e 54 e luftës në Ukrainë. Ofensiva e Vladimir Putin vazhdon e pandërprerë dhe ka filluar të intensifikohet pas fundosjes së anijes luftarake Moskva. 40 marinare rusë u raportuan se kishin vdekur në bord dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në shenjë hakmarrje, ushtria ruse ka rikthyer sulmet përreth Kievit, ku janë dëgjuar shumë shpërthime, ndërsa qyteti i Mariupol është rrethuar.

“Qyteti nuk ekziston më, pas më shumë se një muaji sulmesh nga Rusia”, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba duke theksuar se “ajo që ka mbetur nga ushtarët dhe civilët ukrainas janë të rrethuar nga forcat ruse që duket se duan të rrafshojnë qytetin me tokë me çdo kusht”.

Presidenti Volodymyr Zelensky është kthyer për t’i kërkuar Perëndimit sa më shumë armë, duke përshkruar se “çdo vonesë” në furnizime si “lejimin e Rusisë për të vrarë ukrainasit”.

Kirill Budanov, kreu i departamentit të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, beson se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia nuk ka gjasa që të ndodhë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për CNN se ai ka ftuar presidentin francez Emmanuel Macron të vizitojë Ukrainën për të parë vetë se forcat ruse kishin kryer “gjenocid”.

Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se ai “nuk ishte i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze”.

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky.

Zelensky ka thënë më parë se hezitimi i Macron për të përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm për ne”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit duke u përpjekur të “fshijë idenë” e një identiteti ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *